Dashi
Kjo ditë ju fton që të reflektoni më shumë mbi atë që po bëni. Yjet janë mjaft të favorshëm dhe do ju mbështesin në nismat tuaja. Kush kishte një objektiv për të arritur, do të mbetet i zhgënjyer, pasi do të kuptojë se nuk ia vlen.
Demi
Fundjava do të jetë disi nën ritmin e duhur. Mund të ketë ndonjë shqetësim në familje ose punë. Po ashtu mund të ndiheni të lodhur por edhe të provokuar. Nëse arrini që të ruani qetësinë, do arrini që të hiqni një peshë të madhe.
Binjakët
Nuk është një moment i thjeshtë për ndjenjat. Kush jeton një histori paralele do të jetë i detyruar që të bëjë zgjedhje. Edhe ata që janë vetëm, mund të kenë zhvillime të rëndësishme. Megjithatë gjatë kësaj të shtune do të keni mundësi që të mendoni për një strategji fituese në raport me të tjerët.
Gaforrja
Duhet të tregoheni më të matur me shpenzimet. Mund të ketë ndonjë shpenzim më shumë sa i takon shtëpisë ose familjes. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft të favorshëm, ndaj parashikohen zgjidhje që me zi i keni pritur. Shumë prej jush do të ndjejnë një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe për të bërë propozime serioze. Ndërsa në punë, parashikohen tensione të forta.
Luani
Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do ju dhurojë emocione të forta lidhur me dashurinë. Marsi dhe Dielli do të jenë shumë të favorshëm, ndaj do e keni të lehtë që të vlerësoheni në punë por jo vetëm. Do keni mundësi që të çoni përpara një projekt që e keni shumë përzemër. Parashikohet një ditë e cila do ju gjej të fortë dhe të mbushur me ide.
Virgjëresha
Nuk mund të thuhet se të gjitha çështjet e zemrës, do të kthehen në vendin e tyre. Qielli nuk do të jetë aspak i favorshëm për ata që janë në çift, ndaj bëni kujdes me tradhtitë. Ata që janë të ndarë mund të jetojnë një lidhje interesante, veç kujdes me historitë paralele.
Peshorja
Yjet ju shohin në një fazë rikuperimi pas një jave të lodhshme dhe plotë vështirësi. Po mundoheni që të harroni gjithë sa ka ndodhur në 48 orët e fundit dhe më në fund do të merrni frymë. Gjërat që do të bëni do ju dhurojnë kënaqësi, por do të sjellin rreziqe dhe pengesa. Në këtë moment duhet të ndalni dhe të relaksoheni. Përqendrohuni më shumë në fushën e dashurisë, të cilën e keni lënë disi pas dore.
Akrepi
Kjo e shtunë parashikohet që të mos jetë aspak e favorshme dhe mund të ndiheni disi të lodhur. Me gjasë mund të ketë gjëra të cilat mund t’iu turbullojnë. Do të jetë një ditë, për të cilën do të luteni që të kalojë sa më parë.
Shigjetari
Kjo ditë është mjaft interesante nëse i keni vendosur vetes synim që të fitoni një sfidë. Nga ana tjetër disa do të pyesin veten, nëse po bëjnë jetën që ju përshtatet. Të qëndruarit shumë gjatë në shtëpi dhe të izoluar nga jeta sociale mund t’iu bëjë të pakënaqur. Ndjeni dëshirën për t’u çliruar nga zinxhirët.
Bricjapi
Hëna ju ka krijuar një sërë vështirësish, por kjo e shtunë do të rregullojë shumë gjëra. Mërkuri, Venusi dhe Urani janë mjaft të favorshëm, ndaj mund të arrini të kapërceni disa probleme të rëndësishme. Nëse dashuria është vënë në diskutim, nuk është faji juaj. Keni shumë pak persona si pikë referimi, pasi preferoni cilësinë dhe jo sasinë. Mund të ndiheni të izoluar nëse një person i besuar do të largohet.
Ujori
Kjo e shtunë do ju gjejë të lodhur, ku do të kuptoni se po bëni shumë gjëra njëherësh. Urani ju kujton se keni dëshirë për të ndryshuar dhe për të bërë projekte të reja, por kujdes me anën ekonomike. Personat e rinj në moshë duhet të reflektojnë dhe të shohin me vëmendje shpenzimet e tyre.
Peshqit
Gjatë kësaj dite mund të fitoni diçka më shumë se sa thjeshtë simpati. Keni dëshirë për të rikuperuar kohën e humbur, por do të përjetoni edhe momente nervozizmi për shkak të ndikimit të Marsit. Nëse një histori ka përfunduar, mos u mendoni gjatë. Intuita do të jetë mjaft e favorshme në orët në vijim, ku mund të lindë një lidhje e re.