Horoskopi Horoskopi, e shtunë 15 shkurt 2020

Horoskopi, e shtunë 15 shkurt 2020

DASHI

Ditë neutrale për dashurinë, por kushtojini vëmendje diskutimeve, ka ndoshta diçka që nuk është e mirë për ju dhe doni patjetër që ta sqaroni. Nëse ekziston një çështje ligjore e pazgjidhur, është mirë që ta zgjidhni sa më shpejt që të jetë e mundur.

DEMI

Disa momente tensioni në dashuri për shkak të Hënës në kundërshtim, përpiquni të jeni të kujdesshëm. Do të keni mundësi të kapërceni një krizë ekonomike. Nga 18 deri në 23 shkurt një tranzit interesant do t’ju ndihmojë financiarisht.

BINJAKËT

Nëse duhet të sqaroni diçka në dashuri, bëjeni sot, sepse nesër do ta keni Hënën në kundërshtim. Megjithatë, ju jeni të stresuar dhe kjo ju sjell një farë acarimi. Edhe në punë zgjidhjet që gjeni nuk duken ato të saktat.

GAFORRJA

Ekziston një rikuperim i caktuar emocional në krahasim me ditët e kaluara, por sigurisht që nuk bëhen mrekulli në çift. Nëse ka ndonjë problem të pazgjidhur, bisedoni tani. Në punë jeni tejet të zënë, ky është një moment i mirë për të dalë në pah.

LUANI

Takimet dhe njohjet e reja janë të favorizuara: beqarët duhet të dalin sa më shumë në pah dhe të angazhohen. Sidoqoftë, ka pak nervozizëm në ajër, i cili ndjehet edhe në vendin e punës.

VIRGJËRESHA

Në dashuri gjërat po shkojnë mirë, problemet e vetme mund të shfaqen me disa ish-ë: në këtë rast, kushtojini vëmendje debateve. Mundohuni të jeni të sinqertë, emocionet e bukura po vijnë veçanërisht të enjten, më 20 shkurt. Në punë, vlerësoni mirë propozimet e reja.

PESHORJA

Kushtojini vëmendje historive që kanë lindur tani, ato kanë diçka të çuditshme. Nëse përballeni me një ndryshim, mos harroni se lënia e një gjëje të sigurt për një gjë tjetër që është e pasigurt nuk është një zgjedhje e mençur, dhe aktualisht nuk jeni aq të fortë sa ta bëni.

AKREPI

Ditë interesante, dashuria e preferuar edhe për çiftet, edhe ata që janë vetëm, sepse kjo mund të bënte takime interesante dhe të hapte horizonte për ndjenjat. Në punë ka një dëshirë për të ndryshuar, konsiderojeni mirë një propozim.

SHIGJETARI

Mundohuni të mos lejoni që dikush të ndërhyjë në historinë tuaj të dashurisë. Ju keni kundër Mërkurin, i cili mund të provokojë argumente edhe për gjëra të parëndësishme. Në punë mund të ketë një ngadalësim.

BRICJAPI

Një ditë në rënie sa i përket dashurisë, por nesër do të rimerrni veten. Sot ju jeni pak shumë pesimistë. Në punë, disa diskutime mund të lindin me dikë të shenjës së Gaforres, Peshores ose Dashit. Ndoshta ju jeni shumë të zënë dhe kjo ju bën nervozë.

UJORI

Ditë e tensionuar dhe nervoze në dashuri, mund të pësoni një krizë të vogël për shkak të Hënës disonante. Në punë, përpiquni të bëni kujdes në çështje të rëndësishme.

PESHQIT

Hëna e favorshme ju ndihmon në dashuri, madje mund të rikuperoni një lidhje. Në punë keni dëshirë që të dilni sa më shumë në pah, mund të vijë një telefonatë.