Horoskopi Horoskopi, e shtunë 18 shkurt 2017

Horoskopi, e shtunë 18 shkurt 2017

Dashi

Në raportin në çift gjërat duhet të sqarohen njëherë e mirë. Jeni munduar shumë herë të thërrisni në bashkëbisedim partnerin/en, por nuk ja keni dale. Beqarët do jenë mjaft impulsiv dhe mund të hedhin hapa të pamenduara mirë, pasojat e të cilave mund t’i vuajnë më pas. Financat duhet ti mbani në vëmendje.

Demi

Do të shteroni në maksimum njohjet dhe kapacitetet tuaja sot për një event të caktuar. Për të ndihmuar njeriun tuaj të zemrës mund të bëni çdo gjë. Beqarët nuk do mundin dot të gjejnë personin që kanë ëndërruar, kështu që vazhdojnë të mbeten ende vetëm. Në planin financiar po nuk treguat kujdes, do keni probleme.

Binjakët

Dita juaj nuk do të kushtëzohet nga suksesi sot, por nga përkushtimi që do të jepni në një situatë të caktuar për partnerin/en tuaj. Nëse nuk ju pëlqen që në fillim do ta injoroni. Beqarët do bëjnë çdolloj sakrifice vetëm për të mos qëndruar vetëm, gjithsesi nuk duhet të nxitohen për asgjë. Në planin financiar do dini si të shpenzoni.

Gaforrja

Sot në fund të ditës do të ndiheni shumë të kënaqur me vendimet që keni marrë dhe me përparimet që po bëni në marrëdhënien tuaj në çift. Dëshironi të shijoni shtëpinë sonte. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë për takime dhe do preferojnë t’i refuzojnë ato. Me financat do jeni të matur, nuk parashikohen probleme.

Luani

Mbase duhet të besoni më shumë tek personat që ju mbështesin gjithmonë që dhe me veten të rivendosni ekuilibrat e humbur. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar do keni probleme serioze, duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Virgjëresha

Nëse në plan të parë keni vënë interesat tuaja sot nuk duhet të mërziteni nëse edhe të tjerët përfshirë partnerin/en zgjedhin të njëjtën rrugë për veten e tyre. Beqarët duhet të reflektojnë përpara se të pranojnë ftesat, ndryshe do kenë probleme për të cilat do pendohen. Financat nuk do jenë të këqija, mund të bëni edhe blerje.

Peshorja

Mos kini frikë të humbni atë që nuk është e juaja. Të jeni të sigurt që sot nuk do të humbni asgjë të rëndësishme vetëm do të çliroheni nga një barrë. Beqarët para se të hedhin hapa, bëjnë mirë të këshillohen me miqtë e ngushtë. Në planin financiar do jeni më të organizuar se më parë, do shmangni çdo problem.

Akrepi

Ka mure që nuk mund ti kaloni dot pavarësisht sjelljes tuaj në çift. E rëndësishme është që ju provuat çdo mënyrë dhe nuk e keni në dorë rezultatin. Beqarët do afrohen me disa persona, por do e kenë të vështirë t’i shprehin pëlqimin, prandaj nuk do vazhdojnë të jenë vetëm. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Shigjetari

Sot nuk do të jetë dita juaj më e mirë, por mund të bëni të mundur që kjo gjë të mos përsëritet edhe nesër. Merrni masat të neutralizoni çdo gjë. Beqarët do ndjehen mjaft mirë me statusin që kanëmdhe nuk do preferojnë të bëjnë ndryshime të paktën dhe për pak kohë. Financat do jenë të mira, do i keni nën kontroll.

Bricjapi

Nga shtrati do të çoheni paksa të trullosur, si pasojë e hënës. Bëni diçka ndryshe me partnerin/en për t’u zgjuar dhe mos t’ju pushtojë rutina. Beqarët nuk do e mbajnë mendjen te dashuria, pasi do kenë plot angazhime të tjera, kryesisht të lidhura me punën. Në planin financiar do jeni me fat, mundësi për t’i përmirësuar.

Ujori

Mund të merrni vendime më të mira se ato që keni marrë deri tani kështu që mos u tregoni të tërhequr. E ardhmja juaj në çift është më e rëndësishmja. Beqarët do realizojnë disa takime mbresëlënëse që do ju ndryshojnë jetën, mjafton t’i kushtojnë rëndësinë e duhur. Në planin financiar do keni asnjë të papritur.

Peshqit

Përpiquni të relaksoheni pak në këto momente të jetës suaj dhe të mendoni se çfarë keni bërë deri tani dhe çfarë do të bëni në të ardhmen. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe pa vështirësi do tërheqin vëmendjen e shumë personave. Në planin financiar buxheti do jetë i mirë, mund të bëni edhe investime.