Horoskopi Horoskopi, e shtunë 31 dhjetor: Çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e...

Horoskopi, e shtunë 31 dhjetor: Çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e fundit të 2022

DASHI

Nëse jeni në kërkim të lajmeve në dashuri, kjo ditë e fundit e vitit do t’ju sjellë atë. Për sa i përket punës, janë në horizont projekte të reja. Ata ju presin në vitin 2023. Bëhuni gati. Do të jeni ndër shenjat e preferuara.

DEMI

“Më mirë pak por të mirë”, ky është këndvështrimi juaj për Vitin e Ri që do të përballeni. Sa i përket punës, nëse ajo është e pavarur, duhet të zhvillohet në muajt e ardhshëm, por kushtojini vëmendje maksimale portofolit tuaj.

BINJAKËT

Kujdes në dashuri, planifikoni mirë Vitin e Ri ose mund të mos e kaloni ashtu siç dëshironi… Përsa i përket punës, mbylleni vitin me një pushim për reflektim. Mendoni thellë për atë që është bërë dhe çfarë do të ketë për të bërë në muajt e ardhshëm.

GAFORRJA

Në planin sentimental ju pret një festë diskrete e fundvitit, por përpiquni të jeni vetvetja dhe të bëni atë që ndiheni pa e detyruar veten. Pse doni të dukeni si dikush që nuk jeni? 2023 mund të sjellë ndryshime në vendin e punës me bonuse dhe avancime brenda 4 muajve të ardhshëm.

LUANI

Viti mbyllet me një Hënë të favorshme. Për sa i përket punës, Jupiteri favorizohet nga viti i ardhshëm, por mendohuni mirë nëse do të vazhdoni me projektet e ndërmarra së fundmi.

VIRGJËRESHA

Përballë Hënës në dashuri, shmangni debatet me partnerët dhe miqtë. Heshti sa të mundeni… Nëse duhet të punoni, do të jetë e lodhshme, sepse nuk do të jeni shumë të përqendruar. Më mirë ta shkëputni pak nga problemet e përditshme. Relaksohuni.

PESHORJA

Nata e Vitit të Ri fton çiftet e zemëruara të bëjnë paqe. Pse ta mbyllim vitin me urth? Ndryshime në punë janë të mundshme. Mos u shqetësoni: fjala ndryshon nuk është sinonim i problemeve… Mund të jetë gjithashtu një lajm i mirë.

AKREPI

Lajme të shkëlqyera në dashuri: Dielli, Mërkuri dhe Venusi të favorshëm. Takime të mundshme e të rëndësishme nga pikëpamja profesionale.

SHIGJETARI

Lajme të mira në dashuri, një Vit i Ri i mbarë dhe një fillim i shkëlqyer priten falë Hënës dhe Marsit, në shenjën tuaj. Një ide e mirë pune mund të vijë gjithashtu në orët e ardhshme.

BRICJAPI

Ata që prej kohësh janë beqarë mund të mos duan të heqin dorë nga liria e tyre, megjithatë ia vlen të rrezikoni… Përsa i përket punës, yjet i keni në krah që nga fillimi i vitit 2023. Kënaquni me momentin!

UJORI

Hëna është në gjendje të mirë për dashurinë, prandaj mendoni se çfarë duhet të bëni gjatë ditës dhe në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Lajm i shkëlqyeshëm në planin e punës: Marsi është i favorshëm. Keni edhe idenë dhe mundësinë për të rifilluar.

PESHQIT

Nata e Vitit të Ri do të jetë paksa e plogësht, ndoshta nuk jeni gati për të bërë gjëra ekstreme… Përsa i përket punës, keni një projekt të rëndësishëm përpara, por mund ta mendoni deri në shkurt të 2023. Ka ende kohë.