Horoskopi Horoskopi, e shtunë 5 tetor 2019

Horoskopi, e shtunë 5 tetor 2019

Dashi

Gjatë kësaj fundjave duhet të bëni kujdes në raport me të tjerët, si në familje edhe në punë. Duket sikur jeni gati për luftë dhe çdo gjë mund të shkaktojë sherr, edhe pse nuk jeni ju provokuesi i problemeve. Do të jeni gati për tu përballur ndaj çdo provokimi, duke u përgjigjur në mënyrën më të ashpër të mundshme, ndaj këshillohet që të ruani qetësinë sa më shumë.

Demi

Kjo fundjavë do të rezervojë për ju dy ditë rikuperimi, të cilat do ju shërbejnë për të harruar një javë aspak pozitive. Kjo është një periudhë e veçantë në jetën tuaj, gjatë së cilës jeni përballur me shumë ndryshime të cilat ju kanë transformuar. Kjo gjë do ju shërbejë për mirë, pasi nuk do të pranoni në mënyrë pasive vendimet e të tjerëve, vetëm për ti kënaqur dhe duke dëmtuar vetëm. Ka ardhur momenti që të mendoni më shumë për veten tuaj.

Binjakët

Ju pret një ditë pozitive, edhe sepse Hëna nuk është më në kundërshti me ju. Gjatë kësaj fundjave, çdo gjë do të ecë më së miri në dashuri, ndaj përfitoni për të bërë projekte me partnerin/en, për të rikuperuar kohën e humbur.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave mund të ndiheni disi të lodhur dhe kjo gjë do të bëjë që të mos çoni deri në fund çdo synim që i keni vendosur vetes. Mundohuni që të mos stresoheni për këtë gjë. Raportet ndërpersonale do të përmirësohen, ndaj përfitoni për tu relaksuar.

Luani

Kjo ditë është mjaft pozitive sa i takon çështjeve profesionale, sidomos për ata që e kanë të përqendruar punën pikërisht në këtë periudhë. Sa i takon dashurisë, këshillohet që të jeni të sinqertë. Mundohuni që të jeni edhe më të kuptueshëm me njeriun që doni.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë e bukur sa i takon dashurisë, ku yjet do të jenë në favorin tuaj, por do të jenë edhe më shumë duke nisur nga 8 tetori, në sajë të kalimi tranzit të Venusit, ndaj përfitoni. Kush është vetëm duhet të frekuentojë vende dhe njerëz të rinj, pasi mundësitë nuk do të mungojnë. Ata që janë çift prej kohësh, do mund të mendojnë për projekte të rëndësishme.

Peshorja

Ju pret një e shtunë stresuese dhe nën ritmin e duhur, gjatë së cilës do të ketë dyshime në dashuri. Mos merrni vendime të nxituara, pasi shpesh inati do ju shtyjë që të reagoni keq. Do të jeni disi të lodhur edhe fizikisht, ndaj mundohuni që të përfitoni për të pushuar më shumë.

Akrepi

Kjo e shtunë do të jetë neutrale, por pas pak ditësh do të merrni rezultatet e shpresuara në sferën profesionale. Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj shëndetit dhe formës fizike.

Shigjetari

Përfitoni nga kjo fundjavë për t’iu dedikuar vetes, duke u kujdesur më shumë për shëndetin tuaj dhe për të pushuar më shumë. Duhet të rrisni vetëvlerësimi, pasi çdo problem me të cilin do të përballeni, do të rezultoni fitimtar.

Bricjapi

Gjatë kësaj fundjave mund të ketë të papritura në dashuri! Mund të përballeni me debate të vogla apo probleme me të cilat duhet të ballafaqoheni papritur. Mundohuni që ti përdorni fjalët me kujdes dhe të shmangni tensionet.

Ujori

Do të keni dëshirë që të ndiheni të përkëdhelur ose të përkëdhelni dikë, ndoshta duke i blerë një dhuratë. Mundohuni që krahas diçkaje materiale, ti dhuroni pak qetësi dhe relaks. Në këtë periudhë jeni lodhur shumë, ndaj keni nevojë që të pushoni.

Peshqit

Kjo e shtunë do të sjellë rikuperim pas një jave mjaft të ngarkuar. Ka ende disa shqetësime që nuk ju lënë të qetë, por mundohuni që ti largoni vetëm për pak, pasi keni nevojë që të qetësoheni paksa.