Nëse jeni beqar dhe doni të dini nëse planetët do të jenë bujarë me ju në dashuri apo do të gjeni shpirtin tuaj binjak në 2021, më poshtë janë parashikimet më të sakta për të gjitha shenjat e zodiakut!
Dashuria dhe arsyeja janë elementët kryesorë në krijimin e një marrëdhënie. Sipas horoskopit të dashurisë 2021, ata që nuk kanë gjetur gjysmën e tyre më të mirë akoma, në 2021 e kanë shansin e madh. Binjakët dhe Shigjetarët janë të preferuarit e yjeve në dashuri.
Dashi: Ju jeni të gatshëm të provoni gjërat dhe të ndërmerrni shumë marrëdhënie, veçanërisht gjatë muajve të parë të 2021. Mos rrezikoni, por analizoni me kujdes opsionet tuaja sepse mund të zhgënjeheni. Në Maj, ju mund të keni një takim krejtësisht të papritur me dikë që do t’ju bëjë të keni një ndjenjë lëkundjeje në stomak.
Demi: Ju mund të ndjeni dashurinë e vërtetë në verën e vitit 2021, por varet nga ju se si do ta menaxhoni këtë mundësi. Ju duhet të hiqni dorë nga të qenit kaq krenar dhe të bëni disa kompromise nëse doni që një marrëdhënie e ardhshme të funksionojë. Ju mund të takoni një person të veçantë në Dhjetor.
Binjakët: Ju dëshironi një marrëdhënie, por kryesisht ëndërroni me sytë hapur për këtë në vend që të merrni masa. Ju jeni të pavendosur në lidhje me një partner të ri dhe keni frikë të ndërmerrni një marrëdhënie që nuk funksionon. Pasiguria juaj nuk lë të përjetoni një histori dashurie këtë verë, por në mes të Korrikut, ju mund të habiteni nga një surprizë.
Gaforrja: Edhe pse ka njerëz përreth jush që japin sinjale se ju interesojnë, ju prapë nuk ndiheni të gatshëm të përfshiheni në një lidhje afatgjatë. Ju keni pritje të mëdha nga të tjerët, por mund të mos e kuptoni se ky qëndrim nuk është i dobishëm kur bëhet fjalë për dashurinë. Fundi i pranverës do të sjellë dikë të ri në jetën tuaj. Ju duhet t’u jepni atyre një shans.
Luani: Kjo verë është perfekte për takime vetëm një natë dhe marrëdhënie afatshkurtra, por asgjë serioze. Ju jeni të gatshëm të eksperimentoni sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mos nisni një marrëdhënie afatgjatë.
Virgjëresha: Po mendoni shumë për të kaluarën, në vend që të shikoni për të ardhmen. Disa gjëra që kanë ndodhur shumë kohë më parë po ju shqetësojnë dhe ende ju mbajnë në vend. Në fund të Gushtit, ju mund të takoni dikë me të cilin do të zbuloni se keni shumë gjëra të përbashkëta, por varet nga ju se si do të zhvillohen gjërat.
Peshorja: Muaji Shkurt duket se do jetë i dobishme për ju. Do zbuloni se dikush nga shoqëria juaj me të cilin keni një miqësi të mirë, ka një dëshirë të madhe për ju. Do mendoni seriozisht se deri ku mund të shkojnë gjërat mes jush dhe do ndjeni se dielli më në fund po shkëlqen në jetën tuaj.
Akrepi: Fundi i Marsit vjen me ndryshime të rëndësishme në jetën e beqarëve Akrepë. Do dashuroheni me dikë që duket perfekt. Bëni kujdes sepse gjërat mund të mos jenë gjithmonë siç duken dhe nëse mendoni për diçka serioze, më mirë të prisni pak dhe të përpiqeni të njihni personin që keni pranë sa më shumë që të jetë e mundur.
Shigjetari: Për beqarët Shigjetarë, ka lajme mjaft të mira. Dikush që ju pëlqen për disa kohë do të fillojë t’ju japë sinjale se ajo / ai ka një dëshirë të fortë ndaj jush dhe dëshiron të jetë më shumë se miq. Do ju mposhtin ndjenjat e dashurisë në mes të dimrit dhe ndiheni sikur e keni gjetur shpirtin tuaj binjak.
Bricjapi: Ju keni një sjellje të paqartë ndaj njerëzve që tregojnë interes për ju dhe kjo është arsyeja pse ata mund të mos jenë të gatshëm t’ju japin një shans. Në fundi të Dhjetorit, mund të kaloni një zhgënjim. Mos u dëshpëro! Dashuria e vërtetë do të shfaqet në jetën tuaj, por duhet të keni kujdes edhe se si silleni.
Ujori: Keni përshtypjen se askush nuk ju dëshiron dhe se do të jeni beqar për një kohë të gjatë. Ju duhet të ndryshoni qëndrim dhe të filloni të dilni më shpesh. Shoku juaj i shpirtit nuk do të trokasë në derën tuaj krejt papritur, kështu që ju duhet të bëni një përpjekje minimale për ta gjetur atë. Në fund të Dhjetorit, ju mund të përfshiheni në një marrëdhënie afatshkurtër.
Peshqit: Mendimet e të tjerëve kanë shumë ndikim tek ju dhe ju humbisni shanse të mira për të gjetur dikë. Mos dëgjoni se çfarë thonë njerëzit e tjerë dhe përpiquni të jetoni sipas rregullave tuaja. Personi në të cilin do të dashuroheni duhet të jetë i përshtatshëm për ju dhe jo të plotësojë standardet e të tjerëve.
Si përfundim, shenjat e zodiakut pa një partner duan marrëdhënie të qëndrueshme dhe perspektive, partnerë të cilëve mund t’u besojnë, me një reputacion të mirë, që i mbështesin ata profesionalisht dhe u ofrojnë atyre rehati emocionale.