Dashi
Ky muaj do të jetë i suksesshëm dhe ju do të futeni plotësisht në lojë, sidomos nëse keni pasur probleme më parë. Në këtë moment, ato çka kanë më shumë rëndësi për ju janë ambicia dhe vullneti. Marsi dhuron një harmoni të shkëlqyer planetare. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në datën 16, por edhe Jupiteri do ta shoqërojë. Pas datës 20 do t’u bashkohet edhe Dielli dhe me gjithë këta planetë do ta keni të vështirë të hidhni hapa të gabuar. Rezultatet do të vijnë në varësi të përgatitjes dhe moshës. Të favorizuar janë edhe punonjësit e lirë, që gjatë kësaj periudhe mund të përqendrohen tek idetë novatore që kanë. Këshilla e vetme në aspektin profesional është të mos i dilni kundër dikujt, pasi do të rrezikoni të thoni diçka të gabuar. Deri në fund të marsit do të gjeni zgjidhjet e shumëkërkuara.
Të gjitha historitë e lindura në mars do të jenë të rëndësishme. Kush ka pasur probleme me partnerët muajin e shkuar, tani do të ulen përballë për të gjetur zgjidhje. Disa nga ju kanë “isha” këmbëngulës, të cilët mund t’ju hapin edhe probleme ligjore. Viti 2023 do të përcaktojë qartë shumë gjëra. Nëse tregoheni të matur, do ta keni të lehtë t’i zgjidhni problemet si jo më mirë. Çiftet e konsoliduara do të vendosin të hedhin hapin e martesës ose të bashkëjetesës. Pranvera do të jetë interesante për beqarët.
Gjatë marsit s’do t’ju ndalë dot askush, edhe nëse keni pasur probleme fizike, gjithçka do ta kaloni më së miri. Periudhën pas datës 16 do ta menaxhoni më mirë. Kërkoni gjithnjë këshillat e mjekut, nëse do të kryeni ndonjë terapi. Jupiteri po ju ndihmon që të keni mirëqenien e duhur.
Demi
Sa më shumë t’i afrohemi majit, aq më të sigurta do të jenë konfirmimet pozitive për ju, por kjo s’do të thotë se edhe në mars nuk mund të bëni propozimet e duhura. Nëse po gjykoni një kontratë, brenda gjysmës së parë të vitit do ta keni nënshkruar. Mërkuri është në një pozicion të shkëlqyer gjatë gjithë muajit, ndërsa Venusi futet në shenjën tuaj në datën 16. Të gjithë studentët që sa kanë mbaruar studimet dhe janë në kërkim të një pune duhet të bëjnë kujdes dhe të presin deri në maj për të marrë vendime. Me Diellin në favorin tuaj dhe Hënën që ju ndihmon, ditët më me fat do të jenë 15, 16 dhe 24. Marsi do të nisë kalimin e tij të shtunën e datës 25 dhe bashkë me të do të vijnë oferta të papritura. Në datën 7 mars nis një fazë e shkëlqyer rikuperimi që duhet ta shfrytëzoni.
Edhe në aspektin sentimental jeni të favorizuar, pasi Venusi gjendet në një pozicion shumë të mirë. Dashuria këtë muaj do të jetë protagonistja kryesore. Marrëdhëniet që do të lindin këtë muaj do të jenë serioze, edhe pse janë thjesht njohje të rastit. Çiftet që janë në krizë dhe që s’kanë gjetur kurajën t’i japin duart njëri-tjetrit, mund t’i sqarojnë disa gjëra duke zgjedhur lirisht për vendimet e tyre. Kush nga ju po përpiqet të bëhet me fëmijë, kjo është periudha e duhur. Me partnerët e duhur në krah, gjithçka është e mundur.
Në aspektin fizik, gjysma e dytë e muajit është e përsosura për të nisur terapi ose kura. Së fundmi të lindurit në shenjën e Demit kanë filluar ta jetojnë jetën më me qetësi, duke u përqendruar vetëm te gjërat e bukura. Këtë ndryshim e keni nisur që prej vitit të kaluar.
Binjakët
Ky është një muaj i veçantë, pasi Saturni do të nisë një kalim që do të ngadalësojë gjithë aktivitetet. Do të ndiheni të detyruar ta programoni ndryshe të ardhmen. Shumë nga ju që kanë punuar në të njëjtin ambient apo me të njëjtët kolegë, ndiejnë dëshirën të ndryshojnë në mënyrë radikale dhe arsyeja s’është nevoja, por kërkimi i një fati tjetër. Jupiteri do t’ju ndihmojë disi për të siguruar burimet e duhura për të përballuar çdo ndryshim, por nuk përjashtohen momentet e konfuzionit dhe nervat e ngritura, sidomos në datat 6, 7, 13, 14. Dy javët e para të marsit do të jenë konfliktuale. Bëni kujdes me shpenzimet dhe kërkesat që keni në familje, se mund t’ju hapen probleme. Data më me fat do të jetë 27, ndaj lini takime të rëndësishme.
Armiqësia e janarit nuk është më, por duhet të kuptoni se në cilën fazë janë marrëdhëniet tuaja sentimentale. Saturni që kalon në shenjën tuaj s’do t’ju lejojë të vazhdoni me histori krejt të padobishme. Edhe nëse keni dy lidhje paralele, do ta gjykoni të nevojshme të jepni shpjegimet e duhura. Binjakët këtë periudhë parapëlqejnë lidhjet e shkurtra dhe aventurat . Lidhjet e konsoliduara do të përballen me tensione, pasi s’japin dot premtimet e duhura. Femrat e lindura në këtë shenjë kanë qejf t’i vënë në provë partnerët.
Jeni gjithmonë me nxitim, por ju këshilloj të bëni kujdes në datat 3 dhe 19, pasi do të përjetoni disa probleme të lehta shëndetësore. Këtë periudhë nuk po gjeni dot përqendrimin e duhur për të konkretizuar atë çfarë keni në mendje. Duhet të mendoni në mënyrë pozitive, pasi me ardhjen e pranverës do ta merrini veten edhe ju.
Gaforrja
Zymtësia e kohëve të fundit do të kthjellohet nga lajmet e reja që do të merrni në mars. Saturni do të nisë një lëvizje të shkëlqyer në datën 7 dhe thuajse gjithçka do të zgjidhet për ju brenda disa javësh. Kush nga ju drejton një kompani, tani ndihet më pak i rrezikuar në lidhje me financat apo nga faturat që nuk janë paguar. Marsi sjell pak shpresë për nënshkrimet e kontratave. Megjithatë, nuk mund të flasim për një periudhë shumë fitimprurëse dhe plot ide të reja pa ardhur maji. Studentët janë në kërkim të një identiteti profesional. Shfrytëzoni çdo rast, qoftë edhe për të bërë praktikë. Edhe punët part-time mund të ofrojnë diçka më shumë. E keni vetë në dorë të sistemoni të gjitha problematikat e jetës suaj.
Çiftet e konsoliduara që kanë kapërcyer problemet, kanë treguar një kurajë të madhe, ndaj ia vlen të vazhdoni. Marsi nis disi i trazuar, ndaj ju këshilloj që deri në datën 15 të mos i hidhni benzinë zjarrit. Datat 9 dhe 10 do të jenë të mbushura me polemika. Më së shumti, debatet janë shkaktuar nga problemet ekonomike në familje, por me afrimin e majit gjërat do të shkojnë më mirë. Ulje-ngritjet s’do të mungojnë, por, nëse partnerët në krah janë të fortë, gjithçka do të jetë më e lehtë. Nëse ndryshimet në karakter mes jush dhe partnerëve janë të mëdha, i gjykoj lidhjet si të rrezikshme, sidomos në datën 22. Ka nga ata që edhe tradhtojnë për inat, ndaj bëni kujdes dhe mos hidhni hapa të gabuar.
Java mes datave 20-26 do të jetë shumë e tensionuar dhe do të ndiheni të plogështuar. Disa nga ju do të përballen me një terapi. Mos bëni asgjë vetë pa u këshilluar me specialistët.
Luani
Organizoni sa më mirë të gjitha nismat, pasi qielli është në anën tuaj. Venusi do t’ju ndihmojë të prezantoheni sa më mirë në një intervistë pune. Edhe Saturni, më në fund, heq magjinë e tij kundër jush dhe që prej datës 7 nuk e keni më kundër. Kush nga ju s’e pëlqen punën që bën, mund të kërkojë një transferim, ndërsa disa të tjerë kërkojnë me ngulm diçka që u është marrë në të shkuarën. Tani që Saturni s’është kundër, gjithçka do të ecë më shpejt, projektet e reja do të marrin rrugën e tyre dhe ju s’do të keni frikë të rrezikoni. Brenda muajit maj do të keni arritur diçka më shumë në fushën profesionale. Datat më interesante do të jenë 4, 13, 14, 21 dhe 22. Me fillimin e pranverës do të merrni edhe një konfirmim.
Dashuria mund të kthehet krejt papritur pas një viti të trazuar. Kush nga ju dashuron me shpirt dikë, instinkti duhet t’i tregojë se kur të bëjë lëvizjen e duhur. Pjesa e parë e muajit do të jetë më e mirë. Jupiteri do të favorizojë çiftet që duan një fëmijë. E rëndësishme është të bëni një analizë serioze të emocioneve. Nuk duhet të ktheheni në të shkuarën apo të jeni viktimë e kujtimeve të pakëndshme. Kush nga ju është në kërkim të një historie dashurie, data 20 do të jetë shumë e rëndësishme. Fillimi i pranverës zgjon shumë pasionin.
Prej dy vjetësh, Saturni ka kufizuar horizontet tuaja, ndaj jeni ndier më të lodhur dhe s’keni pasur motivim. Brenda tre muajsh pas lëvizjes së tij, do të gjeni ekuilibrin e brendshëm dhe do të pranoni faktin se jeni prej mishi. Duhet të përqendroheni më shumë te vetja dhe të bëni kujdes sidomos më 18 dhe 19.
Virgjëresha
Nga ky muaj, Saturni ju del kundër dhe mund të shkaktojë një ngadalësim të vogël në çështjet me natyrë praktike ose profesionale. Disa diskutime në lidhje me marrëveshjet dhe kontratat nuk ka gjasë të trajtohen tani. Duket se zgjedhjet më të rëndësishme duhet të kryhen pas dy ose tre muajsh. Mos u dekurajoni, është e qartë se me një qiell si ky do të ishte shumë më mirë të shmangni shqetësimet, për shembull, ditët si ato të së hënës 13, të martën 14 dhe të hënën 20, ditë kur do të ndiheni shumë të lodhur. Me sa duket, po stërmundoheni më shumë nga sa përballon fiziku juaj. Mprehtësia juaj mendore ju mban gjallë, sidomos nëse punoni në një kompani. Nuk ju mungon dëshira për të ndryshuar disa qëndrime të shefave ose kolegëve ndaj jush që nuk ju duken të përshtatshme. Ata që punojnë në një kompani dhe e ndiejnë se kanë mundësinë dhe aftësinë për të bërë karrierë, nuk do të pengohen nga Saturni. Ata që duan të fillojnë një rrugë të re profesionale, do të hasin disa pengesa në fillim.
Fusha e ndjenjave do të jetë intriguese pas datës 16. Puna dhe ngjarjet ekonomike ju shpërqendrojnë, siç ka ndodhur këta dy muajt e fundit. Të rinjtë që sapo kanë krijuar marrëdhëniet e tyre të para, po e përjetojnë këtë moment me shumë intensitet. Dashuritë me shikim të parë s’do të mungojnë, edhe për ata që nuk besojnë tek ajo. Disa do të duan të heqin dorë nga një e kaluar e vështirë, dhe pikërisht kjo do të shënojë fillimin e një historie të bukur. Gjatë marsit do të ndiheni më të fortë, më të pjekur, gati për të filluar një jetë të re, nëse e doni vërtet. Kjo është periudha e dobishme për të krijuar kontakte. Marsi do t’ju dalë kundër, dhe kjo do të thotë se duhet të kapërceni disa mosmarrëveshje profesionale. Në datat6, 7, 13, 14 dhe rreth datës 20 do të bëni mirë të shmangni debatet.
Harroni shqetësimet dhe pastroni mendjen duke mos menduar vetëm për përgjegjësitë dhe problemet. Keni grumbulluar aq shumë stres, sa disa ditë qetësie absolute s’do t’ju bënin keq.
Peshorja
Idetë e tanishme s’janë shumë të qarta, por shumë gjëra pozitive pritet të ndodhin me të ardhur maji. Ata që kanë një kompani apo që janë punonjës të pavarur, e nisin muajin shumë të lodhur për të gjetur një ekuilibër mes financave. Mesi i majit është periudha e duhur edhe për ju që të merrni vendime. Nëse do të rinovoni një kontratë, mos veproni tani, por prisni një periudhë më të favorshme. Kundërshtimi i Jupiterit mund të jetë ende një pengesë. Punonjësit e pavarur dhe tregtarët do të vendosin të kursejnë. Shmangni çështjet ligjore dhe jini më të kujdesshëm me xhepin. Ju këshilloj të mos bëni investime të rrezikshme. Nga data 20 deri në datën 31 do të negocioni për një vend të ri pune.
Jeta në çift është rrezikuar disi nga keqkuptime të ndryshme. Do të krijohen ngjarje të reja me përgjegjësi të paparashikueshme, si një çështje familjare apo e një të afërmi, situata që sjellin nervozizëm. Marrëdhëniet e sprovuara do t’ia dalin mbanë. Një nga ditët më të vështira për çiftet me probleme do të jetë 22 marsi. Për beqarët parashikohen takime emocionuese, por që s’përmbushin nevojën tuaj për siguri dhe stabilitet. Nëse një histori dashurie nuk është më e rëndësishme, kërkoni diku tjetër. Yjet këshillojnë të ndiqni instinktin dhe zërin e zemrës.
Keni ndier shqetësime të lehta që prej shkurtit, ja pse duhet të kryeni kontrolle, sidomos ata që s’kanë qenë mirë që nga pranvera e vitit të kaluar. Është e rëndësishme të mos stërmundoheni. Dhjetë ditët e fundit të muajit do të jenë më të vështira, ndaj programojini sa më mirë aktivitetet. Datat më të lodhshme do të jenë 20, 21, 29 dhe 30.
Akrepi
Saturni nis një kalim shumë të rëndësishëm duke filluar nga data 7. Kjo do të thotë se do të keni shumë më tepër mundësi dhe përgjigjet do të vijnë midis marsit dhe majit, ose do të filloni të kuptoni se çfarë të bëni, ku të shkoni, dhe mbi të gjitha çfarë të mos përsërisni më. Muajt e fundit kanë qenë paksa kritikë. Nëse jeni duke bërë punën që keni dëshiruar gjithmonë, atëherë kërkoni ngritje në detyrë. Por, nëse shefi juaj është armiqësor apo kolegët s’janë bashkëpunues, mos lejoni që këto gjëra t’ju prishin humorin.
Datat më të favorshme në sferën profesionale janë 1, 2, 6, 7 dhe 11. Ka ardhur koha t’i thoni hapur kërkesat, sepse në fund do të merrni atë që dëshironi. Të paktën do të nisni një rrugë të re, e cila, edhe pse eksperimentale, të paktën do t’ju çlirojë nga vuajtjet e grumbulluara kohët e fundit. Të mos harrojmë se planeti juaj sundues është Marsi, një planet që përfaqëson edhe rrezikun në astrologji; ja pse ndonjëherë ju pëlqen të bëni me kokën tuaj për të vënë veten në provë.
Dashuria do të jetë disi e zbehtë këtë muaj. Keni shumë mëdyshje në lidhje me punën apo angazhimet. Nëse kërkoni diçka të re, në datat 2 dhe 19 do të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Tensioni ndihet në ajër mes çifteve, por është periudhë kalimtare. Çiftet e konsoliduara nuk kanë pse të kenë frikë. Do të keni keqkuptime të mundshme me njerëz të njohur së fundmi. Pak maturi do të jetë e nevojshme në disa ditë të veçanta, për shembull,në gjysmën e dytë të marsit. Ndonjëherë jeni ju që ndizni fitilin dhe provokoni për të parë se si reagon partneri. Shmangni stresin dhe profesionet që mund të shkaktojnë ankth. Duhet të luftoni mosbesimin ndaj vetvetes, gjë që, edhe nëse të tjerët nuk e dinë, ju Akrepave ju ndodh shpesh.
Muaji do të jetë i ngarkuar, pasi gjysma e parë do të kalojë me debate në punë, ja përse do të ndiheni të tensionuar. Gjatë gjysmës së dytë do të merreni me probleme familjare. Datat 24, 25 dhe 31 do të jenë më të qetat. E rëndësishme është që mendja të jetë në gjendje të mirë, që edhe trupi të jetë në formë.
Shigjetari
Ky muaj do të jetë i mbushur plot me planetë interesantë. Lajme të mira për ju në datën 22. Keni në dorë një projekt, por mos kërkoni gjithçka menjëherë, sepse në mars Saturni do të nisë një kalim që nuk bllokon, por ngadalëson nismat tuaja. Në astrologji, Saturni përfaqëson, gjithashtu, një person të moshuar ose një shef, kështu që idetë tuaja novatore mund të bien ndesh me ato të një personi më konservator dhe më kokëfortë se ju.
Marsi do të jetë në shenjën tuaj deri në datën 25. Nëse keni nevojë të flisni për një projekt që ka rëndësi ose keni ndërmend të rinovoni një kontratë, ju rekomandoj të veproni të hënën më 13 ose të martën më 14. Kushdo që ka një biznes aktiv, do të konstatojë vlefshmërinë e këtyre parashikimeve. Studentët që sapo kanë mbaruar shkollën dhe po përballen me takimet e para të punës s’do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë mundësi të reja.
Historitë e dashurisë që kanë lindur tani janë të bukura, tërheqëse dhe argëtuese. Takimet e kryera në fund të shkurtit konfirmohen edhe në mars. Gjatë gjysmës së parë të muajit, nuk do të gjeni dot një ekuilibër mes dashurisë dhe punës, pasi do të ketë shumë çështje për të zgjidhur, madje edhe pak zemërim për t’u kapërcyer. Në javën ndërmjet 6 dhe 12 shmangni debatet në jetën private. Megjithatë, një gjë është e sigurt, dashuria dhe pasioni nuk do të mungojnë. Shigjetarët nuk i japin llogari askujt për veprimet e tyre, ndaj do të mund të përjetoni emocione të veçanta, mjafton vetëm të frekuentoni ambientet e duhura. Kujdes me familjarët, nëse bëhet fjalë për probleme me pronat. Vëmendje maksimale ndaj provokimeve që mund të lindin në mes të muajit. Nëse dikush nga ju po mendon për një ndarje, më mirë t’i japë fund e të mos i zvarrisë gjërat. Marsi shkakton momente nervozizmi të fortë, por ju mund të gjeni formën tuaj të mirë fizike duke pushuar më shumë.
Qielli i shkëlqyer në fund të muajit, afër pranverës. Datat 21 dhe 22 janë interesante për të ndërmarrë një sërë trajtimesh, përfshirë edhe ato estetike. Të ndiheni nën presion, nuk është problem për ju, më keq do të ishte të mos kishit çfarë të bënit.
Bricjapi
Ju duhet të rishikoni aleancat, pasi disa janë prishur gjatë muajve të fundit. Jeni detyruar të pranoni situata komprometuese për një kohë të gjatë, të cilat tani nuk ju përshtaten më. Është koha për të studiuar strategji të reja Në pesëmbëdhjetë ditët e para të marsit do të ndiheni nervozë për shkak të disonancës së dyfishtë Jupiter-Mars, që vë në pikëpyetje të gjitha marrëdhëniet. Do të keni momente kur do të dëshironi të çoni gjithçka në djall, si, për shembull, në datat 8, 9 dhe 10. Kujdes, jeni ju ata që do të diktoni rregullat e lojës! Saturni do të nisë një kalim të bukur në datën 7, ndaj, edhe nëse do të ketë ndryshime rrënjësore, jeni ju që do ta thoni gjithmonë fjalën e fundit. Të lindurit në këtë shenjë tani do t’i kthejnë sytë nga profesioni dhe gjysma e dytë e majit do të sjellë korrjen e të gjitha fryteve të punës. Nëse kjo këmbëngulje do të nënkuptojë t’i jepni duart dikujt, më mirë kështu. Ju nuk keni nevojë të rrethoheni nga njerëz të rremë dhe duhet të bëni një lloj spastrimi të përgjithshëm.
Gjatë dy javëve të para, mendja do t’ju punojë vetëm te puna. Ju këshilloj të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet që kanë pasur probleme. Datat 1, 2, 9, 10 dhe 16 do të jenë më të vështirat. Nëse vendosni të mbyllni një histori, do të thotë që nuk dëshironi të merreni më me një person të caktuar. Vendimet tuaja janë gjithmonë drastike, pavarësisht nga pasojat. Kush nga ju do të krijojë familje, njëherazi vlerëson edhe autonominë. Data të mbushura me nervozizëm do të jenë 21 dhe 22. Muaji do të jetë i lodhshëm në përgjithësi, por nuk duhet t’i humbni shpresat.
Guxim! Jeni pothuajse në pikën e kthesës. Saturni ka nisur një lëvizje interesante. Ndryshimet e fundit kanë sjellë disi konfuzion, por motivimi nuk ju mungon. Nervozizmi ju shoqëron gjatë gjithë muajit, ndaj bëni çmos të ruani qetësinë.
Ujori
Duhet të përvishni mëngët, pasi kjo është një periudhë e rëndësishme për ndërtimin e raporteve profesionale, përfshirë këtu edhe ata që janë lodhur duke bërë gjërat e zakonshme. Koha s’pret më. Po jua them hapur se maji do të jetë i vështirë, në mos i pamundur, ndaj ky sinjalizim duhet të shërbejë për diçka, që ju të veproni për të pasur sa më pak pengesa. Pjesa e parë e vitit 2023 është shumë intriguese. Pika juaj e fortë do të jetë krijimtaria. Saturni del nga shenja juaj dhe ju vë përballë disa zgjedhjeve drastike. Jupiteri dhe Marsi janë gjithmonë aktivë. Fusha e të ardhurave po përmirësohet, edhe pse duhet përmendur se ju jeni xhepshpuar. Nëse doni të kërkoni rritje rroge apo në detyrë, veproni mes datave 20-31.
Yje të shkëlqyera në fushën e ndjenjave. Ju kujton se yjet nuk sjellin dashurinë në shtëpi, por ju japin mundësinë për ta gjetur. Nëse jeni të vetmuar, veproni! Gjysma e parë e muajit është më e mirë se e dyta. Ju është kthyer dëshira për të dashur lirisht. Ia vlen të shijoni pasionin. Më të rinjtë mund të hedhin një hap drejt bashkëjetesës apo martesës në pranverë, ju vetëm vlerësoni gjendjen ekonomike. E rëndësishme është të bëni dallimin me iluzioneve dhe mundësive reale në dashuri.
Do të keni aq shumë gjëra nëpër duar këtë mars që s’do t’ju lënë të merrni frymë. Pranvera do të nisë në mënyrë interesante, por s’duhet të lodheni shumë pas datës 16. Kurat dhe terapitë duhet t’i nisni para majit. Duhet të ushqeheni sa më mirë.
Peshqit
Në aspektin profesional duhet të angazhoheni më shumë, pasi e keni të vështirë të mos arrini diçka me rëndësi që e doni. Saturni hyn zyrtarisht në shenjën tuaj më 7 mars dhe ky pozicionim jua shton më shumë ndjenjën e përgjegjësisë, sidomos në lidhje me më të moshuarit. Kush nga ju ka strukturuar kompaninë, është përballur me shpenzime të paparashikuara. Stresi i grumbulluar këto vitet e fundit po i lë hapësirë së ardhmes optimiste. Studentët kanë më shumë vullnet në këtë periudhë. Të vështirë do ta kenë vetëm ata që kanë kolegë apo bashkëpunëtorë armiqësorë, me të cilët lindin shpesh keqkuptime. Maji do të sjellë gjëra të bukura për të lindurit në shenjën tuaj. Datat më të favorizuara të muajit janë 16, 20 dhe 29.
Në fushën sentimentale, marsi ju garanton përgjigjet që prisnit, por nuk përjashtohet mundësia se kush nga ju ka prej kohësh një raport zyrtar, tani do të martohet ose do ta bëjë publike lidhjen. Çiftet që presin të bëhen me fëmijë, të gëzojnë, se kjo është periudha e duhur. Birësimi s’është ide e keqe. Venusi është në favorin tuaj. Lidhjet e krijuara këtë muaj nuk duhen marrë shumë seriozisht, por ju shkëputin nga disa kujtime të së shkuarës. Edhe çiftet që do të ndahen këtë muaj, s’do të kenë asnjë pendesë. Saturni ju ndihmon të jeni më të matur dhe të merrni vendime të pjekura, që ju çlirojnë nga gjëra dhe njerëz të padobishëm. Planeti i rregullave ndihmon edhe çiftet që janë ndarë dhe s’kanë arritur një marrëveshje ligjore pronash apo kujdestarie fëmijësh.
Marsi garanton më shumë qëndrueshmëri në aspektin shëndetësor. Përmirësim i dukshëm pas datës 25. Këmbët dhe kaviljet janë pikat tuaja të dobëta.