Horoskopi Horoskopi i vitit 2018 për shenjën e Luanit: Dashuria, shëndeti, puna dhe...

Horoskopi i vitit 2018 për shenjën e Luanit: Dashuria, shëndeti, puna dhe paratë

Besojini mesazheve qiellore gjatë këtij viti. Do të jeni të rregullt, racionalë, logjikë… tipare që mund t’ju çojnë drejt realizimit të plotë të dëshirave tuaja. Jupiteri ju këshillon t’i kushtoni më shumë vëmendje familjes, pasi Neptuni mund t’i bëjë edhe raportet e konsoliduara të paqëndrueshme si dhe të ndikojë negativisht në harmoninë me të afërmit. Urani ju kërkon t’u dilni përballë disa problematikave të lidhura me paratë. Falë zgjuarsisë suaj do të dini me siguri të gjeni zgjidhjen më të mirë. Urani nuk favorizon ngritjen tuaj në karrierë.

DASHURIA

Mbrojeni mirë…

Uran sjellë gjëra pozitive për jetën e Luanit. Planeti ju jep këshilla të një natyre praktike … ju do të shkathët dhe të zellshëm në deshifrimin e mesazheve që yjet e favorshme dhe të vëmendshëm ndaj jush kanë për ju. Vetëm falë këtyre këshillave do të mund të kundërshtoni Jupiterin, i cili nuk i thjeshton dhe ëmbëlson marrëdhëniet familjare, dhe do të jeni disi të qetë në shtëpi. Vetëm dashurinë nuk do ta braktisni, do ta jetoni me pasion dhe do të jeni më të angazhuar se kurrë kundrejt partnerit. Ndoshta ambicia apo dëshira për t’i treguar botës atë që jeni të aftë të bëni, do të bëjë që ju të mbani rolin kryesor në lidhje dhe të lini disi në hije partnerin. Do të ketë periudha ku lidhja juaj do të vihet në provë dhe ku do të luftoni me rivalë të fortë. Personi i zemrës mund të ndikohet nga shkujdesja juaj, prandaj duhet t’i siguroni një fole të sigurt dhe një situatë të qetë: Ky gjest mund të jetë pasaporta e lirisë së veprimit gjatë periudhës së vështirë që duhet të kaloni. Pas një pranvere premtuese do të pasojë një verë e ngrohtë dhe një vjeshtë plot konkretizime. Në muajt e fundit të vitit sërish në vend të parë do të jenë ndjenjat!

PUNA

Ambiciet tuaja po rriten

Thjeshtësia do të nxitet nga prania e Saturnit në shenjën e Akrepit, një planet i mençur, që nuk i do shumë stolitë dhe lajkat, por që është i vendosur t’ju dhurojë më të mirën. Në këtë mënyrë, në punë do t’i vini pikat mbi “i” duke neglizhuar situatat margjinale. Sipas Jupiterit këtë 2018-të  në atdhe do të gjeni kënaqësinë më të madhe, duke përfshirë edhe ato financiare. Gjatë gjithë vitit, Plutoni është aleati më i madh i kreativitetit: pozicioni i tij rrit aftësinë tuaj për të nxjerrë frytë nga idetë dhe frymëzimi yt. Ndërsa Neptuni ju paraljmëron se në ngjitjen e shkallëve të suksesit do të jeni i vetëm dhe vështirë se do të gjeni bashkëpunimin ose solidaritetin në projektet që dëshironi të zbatoni. Por ndoshta, ajo që do ju mungojë më shumë, do të jetë mbështetja financiare. Do ta gjeni në familje, ata që ju rrethojnë do të ofrojnë ndihmë praktike, për të ndërhyrë dhe kompensuar disbursimet që do të kryeni për aktivitetin që dëshironi të ndërtoni. Dëshira për të fluturuar lart dhe shanset për sukses janë … por bëjini mirë llogaritë tuaja dhe mos guxoni më shumë se ç’duhet.

PARATË

Përpiquni të jeni më pak të kushtueshëm

Në sektorët ku keni lëvruar dhe aty ku keni mundur të fitoni të ardhurat më të larta, yjet ju sigurojnë mundësitë më të mira për realizimin dhe rritjen e mëtejshme ekonomike. Sipas parashikimit të yjeve, Urani me urtësinë e tij ju kthen drejt “zakoneve” më pak të kushtueshme dhe zgjedhjeve të rëndësishme në jetën e përditshme.

SHËNDETI

Gjithmonë duke ushtruar

Sporti dhe ushtrimet fizike janë çelësi që duhet të përdorni pothuajse çdo ditë për të shmangur sëmundjet e ndryshme që për fat të keq, për shkak të pozicioneve të planetëve do ju prekin. Për funksionimin e mirë të mëlçisë dhe shëndetit mendor mos  nënvlerësoni sinjalet që vijnë nga trupi juaj.