Horoskopi Horoskopi i vitit 2018 për Ujorin: Dashuria, shëndeti, puna dhe paratë

Horoskopi i vitit 2018 për Ujorin: Dashuria, shëndeti, puna dhe paratë

Do ta nisni vitin me vullnetin për të qenë të vendosur. Ju presin programe dhe situata personale komplekse për t’u zgjidhur, por që duhet të përballeni me to. Mund të shfaqet edhe ndonjë përplasje me personat që doni. Marsi, një mik i mirë i shenjës suaj, do të gjendet në tensione me Saturnin duke shkaktuar konflikte me partnerin tuaj. Edhe Jupiteri dhe Marsi ju paralajmërojnë se pikërisht në fillim të 2018-ës duhet të lodheni pak mes detyrave shtëpiake dhe autonomisë personale, që është e domosdoshme për të marrë rezultatet që prej kohësh prisni në profesionin tuaj.

Do të jetë një fillim-vit i lodhshëm për vendimet e rëndësishme që duhet të merrni. Neptuni në shenjën e Peshqve do të jetë bashkëpunëtori juaj në çështjet e lidhura me pronën dhe pasurinë në përgjithësi, duke ju këshilluar ndërhyje të shpejta në fushën financiare. Plutoni gjithmonë një aleat i vlefshëm do të sjellë në rrugën tuaj mbështetje nga miq të rëndësishëm që lehtësojnë arritjen e programeve të tua.  Pranvera paraqitet shumë dinamike dhe gjatë verës do të keni ndryshime: Mund të modifikoni strategjitë tuaja, por në vjeshtë do të bëni mirë të jetoni përditshmërinë.

DASHURIA

Dashuria e vërtetë thyen çdo kufi

Etja për ndryshime duhet të frenohet edhe përsa i përket sferës emocionale: Duhet të prisni pranverën për të marrë atë që dëshironi prej kohësh. Viti nis me një atmosferë sentimentale plot me pendesa dhe kujtime të hidhura, që kushtëzojnë negativisht jetën në çift. Zhgënjime për ata që janë në kërkim të një ndjenje të thellë, për shkak të tensioneve planetët sjellin në shenjën tuaj. Vetëm më vonë do të vijë dashuria e shumëpritur, ajo që mund të përmbushw realisht pritshmëritë tuaja. Megjithatë kujdes nga zgjedhjet e nxituara dhe pa baza, sepse gjatë verës disa lidhje të pamenduara mund të dobësohen, derisa të zbehen. Marsi në shenjë do të imponojë ligjet e tij: Nga tani e tutje, planeti do të ndezë interesin tuaj drejt personave të ndjeshëm dhe romantikë. Parashikohen situata destabilizuese në planin emocional, prandaj jeni të detyruar të rishikoni mënyrën se si keni jetuar deri tani dashurinë. Pranvera do të jetë pozitive për erosin, pasi trupi do zgjohet plot sensualitet. Vera do të jetë pak më e nderë, ndërsa vjeshta do të jetë e rëndësishme për sa i përket njohjeve të reja. Në muajt e ftohtë do të mbizotërojë qetësia dhe afrimiteti në çift.

PUNA

Fokusohuni te kreativiteti

Nëse punoni në ekip 2018 mund të jetë vit ku do të ndërgjegjësoheni se strategjia e adoptuar nga personat me të cilët punoni, pengojnë kreativitetin tuaj duke bllokuar frymën e zhvillimit profesional.  Një mendje pjellore si juaja duhet të përballet me situata të forta dhe pak stimuluese. Ju duhen më shumë hapësira veprimi, kontakte, dhe ju nevojitet të dini se mund të vijoni punën pa kufizime. Çlirohuni menjëherë nga çdo që ju bëhet pengesë, nga ata që duan t’ju përfshijnë në situata monotone. Vetëm kështu viti do të marrë një rrjedhë drejt situatave pozitive. Edhe pse ekonomikisht pjesa e parë e vitit 2018 mund të mos jetë ekzaltuese, dijeni që po vini baza të forta për kënaqësitë dhe prestigjin profesional. Urani do të kujdeset për qëndrueshmërinë ekonomike dhe premton të vihet në shërbim të financave tuaja, prandaj do të jetoni një 2018 të pasur me ndryshime dhe me afirmime personale dhe profesionale.

PARATË

Mos shpenzoni

Korniza që karakterizon raportet mes Neptunit dhe planetit të parave Jupiterit, sjell ndoshta një fazë ku do të zbrazni pak arkën, por ama për investime të mundshme dhe blerje që shtojnë pasurinë tuaja.  Megjithatë gjatë pjesës së parë të 2018 jini të kujdesshëm, mos e ekzagjeroni me shpenzime shumë të mëdha. Parashikohet edhe një rritje rroge si shenjë mirënjohjeje për aftësitë tuaja profesionale. Do të dini të menaxhoni me kriter kursimet e tuaja dhe ato të familjes.

SHËNDETI

Mos e lini veten pas dore

Keni kohë që e keni lënë veten pas dore prandaj trupi po kërkon vëmendjen e duhur dhe të lëshon mesazhe që manifestohen me një ndjesi lodhjeje dhe nervozizmi. Kockat dhe mëlçia kërkojnë kura. Një ushqyerje e ekuilibruar dhe e varfër në yndyra ju detoksifikon dhe forcon strukturën e kockave. Edhe sistemi nervor pasqyron një situatë të sikletshme. Zgjidhja më e mirë? Mirëqenie lind sidomos nga dëshira për të jetuar.