Kjo javë karakterizohet nga udhëheqja dhe vizioni që ti ke, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhesh. Mërkuri do të hyjë në Binjak të hënën dhe do të qëndrojë në këtë shenjë deri më 17 qershor. Më pas, do të bashkëpunojë me Jupterin, për të të frymëzuar që t’i shohësh qëllimet e tua me shpresë, besim dhe optimizëm.
Dashi
E gjitha varet nga komunikimi, Dash! Të mërkurën, Dielli dhe Jupiteri do të formojnë një bashkëpunim te Binjakët dhe kjo do të thotë se ti do të motivohesh që të flasësh dhe të dëgjosh me një qasje më optimiste. Të enjten, një Hënë e re do të ndriçojë qiellin dhe kjo të bën të kesh më shumë parasysh shëndetin tënd mendor.
Demi
Bëj pauzë për një moment, Dem! Të mërkurën, Dielli te Binjakët kërkon që ti të ngadalësosh pak dhe të reflektosh mbi gjithçka, sidomos rreth shanseve që ke në jetën tënde. Hëna e re në Binjakë të motivon që të përcaktosh dhe deklarosh qëllimet e tua në fushën e financave. Marsi do të hyjë në shenjën tënde të shtunën, për të ringjallur edhe një herë ambicien, pasionin dhe fuqinë për të arritur synimet e duhura.
Binjakët
Gëzuar ditëlindjen! Shenja jote do të përjetojë një sukses të jashtëzakonshme, me Diellin që kujdeset që imagjinata dhe arritjet e tua të prekin majat. Një Hënë e re të enjten do të ndodhë në shenjën tënde, ndaj është momenti të shprehësh një dëshirë, pasi universi do të mundohet që të mbështesë ëndrrat e tua.
Gaforrja
Është koha që të lësh gjërat që nuk të shërbejnë në të shkuarën. Vetëm kështu do të mund të hapësh derën për të ardhmen dhe surprizat e reja. Të enjten, Hëna e re në Binjakë do që ti të përcaktosh gjërat që të duhen për të ardhmen dhe të punosh më shumë për të qenë udhëheqës/e në komunitetin tënd.
Luani
Është një javë festive për ty! Shumë shpejt do ta gjesh veten mes miqve, duke nisur që nga e mërkura. Të gjitha synimet e tua për socializim dhe për të bërë miq të rinj do të përmbushen, sidomos me Hënën e re në Binjakë. Në fundjavë, kur Marsi hyn në Dem, do të mund të përjetosh lirinë dhe të ndërmarrësh rreziqe në aspektin e karrierës.
Virgjëresha
Të mërkurën, me bashkëveprimin e Diellit dhe Jupiterit, karriera jote do të ngrihet në nivele më të larta. Suksesi profesional lidhet edhe me synimet e tua pozitive, ndaj është momenti që të gjithë eksperiencën dhe edukimin, t’i vendosësh në punë në mënyra produktive.
Peshorja
Bëj gati pasaportën, pasi gjatë kësaj jave mund të duash të ndërmarrësh aventura të reja, magjepsëse. Do të ekspolorosh vende të reja dhe dëshira jote për udhëtim (dhe edukim) do të mbështetet nga Hëna e re në Binjakë. Të shtunën, Marsi do të hyjë në zonën tënde të intimitetit, ndaj pasioni dhe kënaqësia mund të të rrëmbejnë.
Akrepi
Mendësia është çelësi i gjithçkaje, Akrep! Të mërkurën, me bashkëveprimin e Diellit dhe Jupiterit në Binjakë, do ta kesh më të lehtë të heqësh qafe mendimet skeptike që të japin stres, shqetësim dhe të bëjnë të ndalosh dhe të trishtohesh. Hëna e re në Binjakë fuqizon aspektin erotik, ndaj është fiks çasti që të tërheqësh personat me të cilët ke super kimi.
Shigjetari
Romanca është në shpërthim e sipër, Shigjetar! Dielli dhe Jupiteri te Binjakët të japin energjinë dhe fuqinë e duhur për ta bërë lidhjen që ke ëndërruar realitet. Shpresa dhe pozitiviteti do të të bëjnë të dhurosh dhe të marrësh më shumë dashuri, sidomos gjatë kësaj jave.
Bricjapi
Merri gjërat me ngadalë. Para se të vraposh, duhet të bësh disa hapa, ndaj shijoje procesin ndërsa vendos synimet për të ardhmen. Hëna e plotë në Binjak do që ti të përqendrohesh më shumë në shëndetin dhe mirëqenien tënde.
Ujori
Shprehe të vërtetën, Ujor! Tregoje se ç’ke në mendje dhe zemër, sidomos pas inkurajimit që do të të japë Hëna e re në Binjak. Do ta kuptosh se sa shumë vlera ke, në aspektin e dashurisë dhe profesionit. Gjatë kësaj jave do të kesh më shumë siguri emocionale, për të vendosur kufij për mbrojtjen e vetes dhe për të krijuar lidhje të shëndetshme.
Peshqit
Ç’do të thotë “shtëpi” për ty? Një ambient, një person, ndjesia e sigurisë? Të gjitha këto do t’i gjesh në mundësitë që të shfaqen përpara me familjen dhe gjërat që të përkasin. Marsi do të të motivojë që gjatë kësaj jave të jesh një dëgjues/e aktiv/e dhe të kesh më shumë empati.