Dashi
I dashur Dash, dy lajme të shkëlqyera ju presin këtë javë! Duke nisur nga e hëna, planeti Mërkur nuk do të jetë më në disonancë me shenjën tuaj dhe sidomos në vendin e punës situata do të jetë më e thjeshtë dhe më e menaxhueshme krahasuar me periudhën e fundit… Nga e premtja e tutje, planeti Venus do të jetë sërish aktiv në favorin tuaj dhe do t’ju japë shumë fat në fushën e ndjenjave. Dita me fat e javës është e mërkura.
Demi
Të dashur Dema, fatkeqësisht këtë javë planeti Mërkur nuk do ta favorizojë shenjën tuaj dhe do t’ju nxjerrë pengesa të tjera në rrugën tuaj, sidomos në vendin e punës… Lajme të mira ju presin, megjithatë, në sferën e ndjenjave. Nga e premtja e në vazhdim, Venusin nuk do ta keni më kundër dhe pak nga pak do të mund të lini pas të gjitha tensionet që keni pasur me partnerin gjatë kësaj periudhe ose, nëse jeni beqar, të filloni të mendoni sërish për veten. Dita me fat e javës është e premtja.
Binjakët
Të dashur Binjakë, fatkeqësisht këtë javë, përkatësisht më datë 18 tetor, planeti Venus do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe në ditët në vazhdim çështjet e zemrës mund të mos shkojnë mbarë. Nëse tashmë jeni në çift, mes jush dhe partnerit mund të lindin debate dhe në disa raste mund të vihet në pikëpyetje një projekt i përbashkët… Në fushën e punës, megjithatë, do të keni fat, falë mbështetjes së Jupiterit në shenjë. Dita me fat e javës është e diela.
Gaforrja
Të dashura Gaforre, ditën e hënë, planeti Mërkur do të bëjë një transit të favorshëm për shenjën tuaj, i cili do t’ju sjellë fat në javët në vijim, sidomos në lidhje me punën. Një Hënë me fat do t’ju buzëqeshë të hënën dhe të martën, ndërsa mes së mërkurës dhe së enjtes mund të ketë disa pengesa që rrezikojnë t’ju bëjnë veçanërisht nervozë… Dita me fat e javës është e hëna.
Luani
Të dashur Luanë, lajme të mira dhe të këqija do të vijnë për ju këtë javë. Lajmi i keq është se planeti Mërkur, ditën e hënë, do të bëjë një transit të pafavorshëm që mund të sjellë disa tensione apo komplikime shtesë në vendin e punës. Megjithatë, lajmi i mirë është se duke filluar nga e premtja, planeti Venus do të veprojë sërish në favorin tuaj! Dita me fat e javës është e diela.
Virgjëresha
Të dashura Virgjëresha, planeti Mërkur është rikthyer aktiv në favorin tuaj këtë javë, gati për t’ju mbështetur në jetën profesionale dhe për t’ju dhënë lajme të mira. Kujdes, megjithatë, të hënën dhe të martën, kur Hëna në disonancë mund të krijojë disa ndërlikime të tjera… Në dashuri, për fat të keq, do të duhet të përballeni me një Venus jo të favorshëm, që nuk ju ndihmon në takime dhe në dialog me partnerin tuaj… Dita me fat e javës është e shtuna.
Peshorja
Të dashura Peshore, planeti Mërkur braktis të hënën shenjën tuaj, por do të vazhdojë t’ju mbështesë edhe për një kohë të gjatë me energjitë e tij pozitive. Në punë do të merrni vlerësime dhe do t’ju njihen meritat. Megjithatë, të mërkurën dhe të enjten, do të ndjeni lodhje dhe nervozizëm, kur do të keni Hënën në disonancë… Të premten Venusi do të bëhet sërish i favorshëm për ju dhe do t’ju sjellë fat në fushën e ndjenjave. Dita me fat e javës është e diela.
Akrepi
Të dashur Akrepa, të premten planeti Venus do të braktisë shenjën tuaj për të kaluar në atë të Shigjetarit: përfitoni sa më shumë nga këto ditë të fundit të ndërveprimit të yjeve për të hapur zemrën pa frikë dhe bëni me partnerin një bisedë që ju intereson veçanërisht. Gjithçka do të shkojë më së miri. Ditën e hënë Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj: mundësitë dhe lajmet e mira për sa i përket punës nuk do të vonojnë të vijnë. Dita me fat e javës është e hëna.
Shigjetari
Të dashur Shigjetarë, a jeni gati që Venusi të hyjë në shenjën tuaj? Të premten, planeti i dashurisë do të bëhet pjesë e yjësisë suaj: ju presin emocione të mëdha! Beqarët më në fund do mund të takojnë dikë, të cilit do t’i hapin zemrën, ndërsa ata që janë tashmë çift do të përjetojnë momente harmonie dhe pasioni me partnerin e tyre, gjë që nuk ndodh prej kohësh. Kujdes ditën e diel, kur Hënën do ta keni armike. Dita me fat e javës është e mërkura.
Bricjapi
Të dashur Bricjapë, keni mbërritur në një pikë kthese: gjysma e parë e tetorit nuk ishte dhe aq e mirë, veçanërisht për sa i përket punës, por tani situata do të përmirësohet falë kalimit të Mërkurit në shenjën “miqësore” të Akrepit, gati për ju dhënë lajme të mira! Marsi vazhdon të jetë në disonancë dhe do të qëndrojë ashtu deri në nëntor, por të paktën lodhja dhe stresi i periudhës së fundit do të shpërblehet më në fund. Dita me fat e javës është e hëna.
Ujori
Të dashur Ujorë, deri të premten planeti Venus në transit të pafavorshëm mund të sjellë grindje dhe tensione në jetën tuaj në çift, por pas asaj dite situata do të përmirësohet ndjeshëm: shtyni, nëse mundeni, diskutimet me partnerin deri në fundjavë, kur do ta keni më të lehtë për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të gjetur një kompromis. Mërkuri në shenjën “armike” të Akrepit ju sjell shqetësime shtesë në punë. Dita me fat e javës është e diela.
Peshqit
Të dashur Peshq, këtë javë planeti Mërkur është sërish aktiv në favorin tuaj: disa lajme të mira ju presin në fushën e punës, veçanërisht gjatë pjesës së dytë të javës… Venusi, për fat të keq, ju kthen shpinën ditën e premte, duke ju bërë të përjetoni një fundjavë mjaft të tensionuar me partnerin. Bëni kujdes edhe ditën e hënë dhe të martë, kur Hëna kundërshtare do t’ju sjellë më shumë nervozizëm. Dita me fat e javës është e shtuna.