Horoskopi Horoskopi javor nga Paolo Fox: Ja cilat janë shenjat më të favorizuara...

Horoskopi javor nga Paolo Fox: Ja cilat janë shenjat më të favorizuara për datat 4-10 shkurt

Dashi

Marsi do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe do t’ju mbushë me energji pozitive. Venusi nuk do t’ju favorizojë dhe për rrjedhojë do të lindin tensione në çift. Përpiquni t’i sheshoni mosmarrëveshjet me partnerin. Në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në punë, mos hyni në garë me kolegët. Dita më e përshtatshme e javës për të marrë iniciativa do të jetë më datë 7. Mos harroni se kujdesi nuk është asnjëherë i tepruar.

Demi

Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe ata që janë në një lidhje do të përjetojnë çaste të mbushura me pasion. Por kjo nuk do të thotë se duhet të rrini duarkryq dhe të mos bëni asgjë për ta gjallëruar marrëdhënien tuaj. Për sa i përket aspektit profesional, do të ndiheni të stresuar. Tani është koha e duhur për të vënë në zbatim ide dhe projekte që i mendonit prej kohësh.

Binjakët

Problemet e mëparshme, të cilave nuk u është dhënë zgjidhje më herët, mund t’ju bëhen pengesë në marrëdhënien tuaj me partnerin. Në rastin më të keq mund të lindin edhe zënka. Për fat, Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe pak nga pak do të gjeni qetësinë aq shumë të dëshiruar. Në aspektin profesional situata parashikohet të jetë e mirë. Për momentin kushtojini rëndësi vetëm çështjeve më urgjente.

Gaforrja

Venusi dhe Saturni do të jenë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, prandaj mund t’ju lindin vështirësi në aspektin e ndjenjave. Mos u shqetësoni megjithatë, sepse bëhet fjalë për një periudhë kalimtare. Mërkuri do të kthehet nga shenja e Gaforres dhe të paktën në aspektin profesional situata do të zhbllokohet dhe do të arrini të konkretizoni idetë tuaja. Përqendrohuni në maksimum.

Luani

Mërkurin nuk do ta keni aleat këtë javë, prandaj mund t’ju krijohen vështirësi në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Mundohuni të përshtateni me situatën dhe të jeni të sigurt se nuk do të mungojnë edhe emocionet e bukura. Marsi në shenjë do t’ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë dhe të rivalizoni me sukses kolegët.

Virgjëresha

Situata nuk do të jetë dhe aq e mbarë në aspektin e ndjenjave. Do t’ju duhet të prisni edhe pak për të përjetuar emocione të forta. Do të arrini të gjeni ekuilibrin, nëse do të keni në krah njeriun e duhur.  Situata në punë do të jetë premtuese. Përpiquni t’i  shmangni detyrat që kërkojnë angazhim të madh dhe që e keni të qartë se nuk do të arrini t’i përfundoni.

Peshorja

Marsi është kthyer në pozicion të pafavorshëm dhe do të ndiheni të lodhur dhe pa energji. Edhe Venusin nuk do ta keni aleat. Përpiquni të ndryshoni diçka në marrëdhënien tuaj që të mos përfshihet nga monotonia. Është e këshillueshme të mos lodheni shumë gjatë këtyre ditëve dhe t’i merrni gjërat si të vijnë. Aty nga dita e enjte mund të keni të reja në aspektin profesional.

Akrepi

Venusi do t’ju sjellë shumë fat në dashuri. Nëse jeni beqar, parashikohen takime interesante. Nëse jeni në një lidhje, ajo do të bëhet më e fortë dhe nuk do të mungojë pasioni. Edhe në aspektin profesional do të merrni kënaqësi, por aty nga mesi i javës mund t’ju dalë ndonjë e papritur dhe do t’ju duhet të sforcoheni paksa për të kapërcyer vështirësitë.

Shigjetari

Me Marsin në shenjë, ju do të bëheni më luftarakë. Nëse do të jeni të hapur ndaj dialogut, do të mund të sqaroheni për çdo problem që mund të hasni në marrëdhënien në çift. Këshillohet që të ruani qetësinë dhe t’i kushtoni rëndësi të veçantë një projekti me të cilin keni kohë që merreni. Situata do të përmirësohet aty nga mesi i javës dhe do t’ju njihen meritat në punë.

Bricjapi

Falë mbështetjes së Venusit dhe Marsit, gjithçka duket se do të ecë mbarë në sferën e ndjenjave. Lidhja do të bëhet më e fortë dhe më pikante. Situata paraqitet pozitive edhe në aspektin profesional. Do të jeni në gjendje të përballoni me entuziazëm edhe çështjet më të bezdisshme. Aty nga mesi i javës pritet të merrni lajme të mira.

Ujori

Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe do të ndiheni të lehtësuar nga barra e problemeve dhe do të merrni përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja. Gjithçka duket se do të shkojë mirë dhe më në fund do t’ju njihen meritat në punë. Të reja pozitive parashikohen edhe në fushën e ndjenjave. Beqarët do të kenë rast për takime interesante, kurse çiftet do të gjejnë sërish pasionin që ju kishte munguar prej disa kohësh.

Peshqit

Duket se më në fund do të shpëtoni nga ngërçi që e kishte zënë lidhjen tuaj. Venusin do ta keni në shenjë dhe do të përjetoni çaste lumturie. Edhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë. Mos hezitoni të merrni iniciativën për t’u dhënë përparësi projekteve që nuk i kishit marrë në konsideratë më parë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në financat tuaja.