Dashi
Kjo javë do të jetë një kohë pushimi për të lindurit në shenjën e Dashit. Do të keni mundësinë të kryeni disa punë të mbetura dhe të merrni një dhuratë të bukur. Edhe pse nuk ju pëlqejnë shumë surprizat, këtë herë dikush do t’ju befasojë për mirë. Do t’i kaloni ditët në shoqërinë e miqve dhe familjes, e cila do të jetë më e bashkuar se kurrë. Sidoqoftë, në vigjilje të Krishtlindjes do t’ju duhet të shmangni bisedat për tema të ndjeshme, për të cilat mund të hyni në debat.
Do të keni edhe disa punë për të bërë, veçanërisht në shtëpi, si dhe do t’ju duhet të prisni të ftuarit. Beqarët do të kenë shansin të njohin njerëz interesantë, por është e rëndësishme të mbani mend se marrëdhëniet që lindin gjatë kësaj periudhe nuk janë gjithmonë të destinuara të zgjasin. Çiftet e reja do të përjetojnë momente intensive dhe sfiduese, por edhe shumë të lumtura. Është e rëndësishme të mos neglizhoni mirëqenien tuaj fizike dhe të bëni kujdes të mos e teproni me ëmbëlsirat.
Demi
Pas një dhjetori të ngarkuar, sidomos në punë, java nga 25 deri më 31 dhjetor do të jetë një kohë pushimi dhe çlodhjeje për të lindurit në shenjën e Demit. Do të keni mundësi t’i përkushtoheni vetes dhe të dashurve tuaj dhe të lini mënjanë problemet tuaja.
Do të jeni të zënë duke bërë plane për vitin e ardhshëm, por nuk duhet ta teproni, përndryshe do të përfundoni të sfilitur pas disa javësh.
Do të takoni shumë njerëz, siç janë miqtë e vjetër dhe të afërmit e largët, por edhe një admirues të fshehtë.
Do të bëni surpriza të këndshme dhe do të merrni një dhuratë veçanërisht të bukur.
Festat e Vitit të Ri do të jenë një rast i veçantë për ju. Zakonisht nuk ju pëlqejnë shumë, por këtë vit do të ndiheni sërish fëmijë. Në fundjavë dikush mund të udhëtojë për të kaluar fundvitin në një vend të veçantë.
Binjakët
Java e ardhshme do të jetë sfiduese për të lindurit në shenjën e Binjakëve. Mes punëve të shtëpisë, daljeve darkave dhe mysafirëve, nuk do të mund të pushoni ashtu siç dëshironi. Dikujt mund t’i duhet të presë e përcjellë mysafirë, gjë që mund t’ju lodhë së tepërmi. Beqarët nga ana tjetër do të kenë mundësi të argëtohen, falë takimeve premtuese që do të lënë këto ditë. Do të jetë e rëndësishme të bëni kujdes që të mos shpenzoni shumë, veçanërisht nëse keni plane për vitin tjetër.
Gjatë kësaj periudhe, ju mund të kujtoni Krishtlindjet e fëmijërisë suaj, kur i bënit gjërat më të shkujdesur dhe me shumë dashuri. Nëse e doni gatimin, do të keni mundësinë të krijoni një recetë të re që do t’ju japë shumë kënaqësi. Është e rëndësishme të mos mendoni për problemet e punës apo ato ligjore, por të përpiqeni të pushoni mjaftueshëm për ta përballuar natën e Vitit të Ri me energjinë e duhur. Në fund, bëni kujdes që të mos e teproni me ëmbëlsirat dhe dollitë e fundvitit.
Gaforrja
Java do të jetë intensive dhe me lajme të reja për të lindurit në shenjën e Gaforres. Duke filluar nga e hëna do të jeni shumë të zënë, si në punë dhe në shtëpi. Ndoshta do t’ju duhet të përgatisni shtëpinë për të pritur mysafirë, të afërmit ose miqtë e vjetër. Gjatë javës do të takoni ose do të flisni me njerëz që nuk i keni parë prej një kohe të gjatë. Ju mund të habiteni se sa shumë kanë ndryshuar.
Në natën e Vitit të Ri mund të ndiheni në siklet për shkak të disa pyetjeve të pakëndshme që do t’ju bëhen. Mundohuni të mos mërziteni shumë dhe përgjigjuni me qetësi. Në përgjithësi, do të jetë një javë e veçantë për ju, plot dhurata, surpriza dhe lajme. Beqarët do të kenë mundësi të favorshme për të bërë njohje interesante. Edhe çiftet që janë bashkë prej kohësh do të mund të përjetojnë momente pasioni.
Luani
Të lindurit në shenjën e Luanit janë njerëz të fortë dhe të vendosur, por ndonjëherë mund të jenë edhe pak thumbues. Këtë javë është e rëndësishme të bëni kujdes që të mos përgjigjeni në mënyrë të vrazhdë, veçanërisht nëse ndiheni të provokuar. Do të keni gjithmonë disa dyshime ndaj të tjerëve, madje edhe ndaj të afërmve tuaj. Kjo mund të provokojë debate, ndaj përpiquni të tregoheni më tolerantë.
Do të keni një dëshirë të madhe për të udhëtuar dhe eksploruar gjëra të reja. 2024-a do t’ju japë shumë mundësi, por është e rëndësishme të jeni të qartë me veten në lidhje me atë që dëshironi.
Në dashuri do të përjetoni mbrëmje pasionante, por kujdes të mos e nënvlerësoni partnerin. Nëse keni fëmijë, do të keni mundësi të kaloni më shumë kohë me ta. Nata e Vitit të Ri do të jetë e mbushur me argëtime, por mundohuni të mos e teproni me pijen.
Virgjëresha
Pas disa javësh të ngarkuara, të lindurit në shenjën e Virgjëreshës më në fund do të mund të bëjnë një pushim. Megjithatë, do të jeni shumë të lodhur dhe të stresuar, ndaj nuk do të mund ta kaloni natën e Vitit të Ri ashtu siç do të dëshironit. Ka nga ata që do t’u duhet të vrapojnë lart e poshtë për shkak të angazhimeve të papritura, daljeve me miqtë, pazareve, takimeve dhe telefonatave.
Nata e ndërrimit të viteve mund të rezervojë një surprizë të këndshme ose zhgënjyese për ju. Nuk duhet të humbni qetësinë dhe të përpiqeni ta përballoni situatën me pozitivitet. Vitin tjetër do të jetë më mirë.
Peshorja
Do t’ju duhet të nxitoni lart e poshtë për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të punës dhe të familjes. Edhe nëse është një periudhë pushimi, dikush mund ta gjejë veten duke marrë një turn shtesë ose duke shfrytëzuar këto ditë për të përfunduar një projekt të rëndësishëm. Priten dalje të mëdha parash, por nuk duhet të lejoni që kjo e papritur t’ju demoralizojë.
Në natën e ndërrimit të viteve dikush mund t’ju nervozojë, por duke qenë se i përkisni një shenje diplomatike, do të arrini të kontrolloni veten. Pavarësisht gjithçkaje, ditët nuk do të jenë një dështim total. Do të ndiheni më të fortë dhe do ta bëni gjithçka më me pasion. Ata që kanë një partner mund të jenë duke menduar për martesën apo zgjerimin e familjes në funksion të vitit që do të vijë. Është koha për të bërë një bilanc dhe për të bërë plane për të ardhmen.
Akrepi
Java e ardhshme do të jetë një periudhë pushimi për të lindurit në shenjën e Akrepit. Do të jetë një mundësi për t’u shkëputur dhe reflektuar mbi qëllimet tuaja për vitin në vijim. Ditët e para dhe të fundit të javës do të jenë të ngarkuara, me shumë njerëz për t’u takuar dhe mesazhe për të lexuar.
Këto ditë do të ketë harmoni në familjen tuaj, edhe nëse disa syresh nuk do të mund të presin përfundimin e pushimeve për t’iu rikthyer rutinës së zakonshme.
Do të ndiheni energjikë dhe do të keni dëshirë të bëni gjëra të jashtëzakonshme. Disa Akrepa do të duhet të bëjnë shpenzime të konsiderueshme. Do të jetë e rëndësishme të mos ndikoheni nga pyetjet e pakëndshme të të afërmve dhe të mos e teproni me ëmbëlsirat. Natën e fundit të vitit mund të përjetoni një moment magjik me personin e duhur në krah.
Shigjetari
Java që po vjen do të jetë shumë e veçantë për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Mbrëmjen e ndërrimit të viteve do ta kaloni në shoqërinë e njerëzve që doni dhe do të argëtoheni shumë. Ka mundësi që dikush t’ju bëjë një deklaratë dashurie.
Kjo periudhë do të jetë e favorshme për shtatzëni dhe lindjen e projekteve të reja.
Nëse kohët e fundit keni përjetuar një humbje, do të jetë e rëndësishme të përpiqeni të shfrytëzoni sa më shumë kohën e çmuar që kaloni me të dashurit tuaj. Lërini mënjanë të gjitha shqetësimet dhe veproni me qetësi. Çiftet do të përjetojnë momente pasionante. Dikush do të marrë një dhuratë të mrekullueshme në vitin 2024. Shumica e të rinjve nën 40 vjeç që ende jetojnë me prindërit, do ta kalojnë javën duke parë televizor për ditë të tëra dhe duke ngrënë me tepri. Mos e teproni me ëmbëlsirat dhe kushtojini vëmendje shëndetit tuaj.
Bricjapi
Kjo do të jetë një javë e mbarë, në të cilën mund të takoni dikë të veçantë në natën e fundit të vitit.
Do të jetë një periudhë reflektimi. Do të fokusoheni te gabimet e bëra në të kaluarën dhe te njerëzit që nuk janë më këtu. Do t’ju duhet të vendosni rregull në jetën tuaj dhe t’u jepni zgjidhje gjërave negative që ju pengojnë të përparoni. Prej disa kohësh keni një ëndërr në sirtar, të cilën duket se e keni ndrydhur, por në ditët në vijim do të keni mundësinë ta riktheni në jetë. Në familje dikush mund të përballet me debate delikate. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të shijoni pushimet. Në përgjithësi java do të jetë pozitive, mund të merrni lajme të mira si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.
Ujori
Kjo do të jetë një javë plot surpriza. Do të keni mundësi të vendosni se si do t’i kaloni momentet e fundit të vitit, por do të jetë e rëndësishme të shmangni teprimet.
Do të takoheni ose do të flisni me disa të afërm dhe miq që nuk i keni parë prej kohësh. Dikush mund t’ju pyesë për jetën tuaj personale dhe profesionale dhe kjo do t’ju shkaktojë pakënaqësi. Mundohuni të mos e merrni për personale, është thjesht një bisedë.
Do të hani pak më shumë dhe në natën e Vitit të Ri mund të mos ndiheni shumë në formë. Do të keni edhe shumë gjëra për të bërë nëpër shtëpi dhe mund të humbni durimin nëse askush nuk ju ndihmon. Për të mos prishur pushimet, do të jetë e rëndësishme që të angazhoheni më shumë në familje dhe të mos u shmangeni punëve të shtëpisë. Trupi juaj do të fillojë të rikuperohet nga viti 2024, ndërkohë, mundohuni të bëni sa më shumë lëvizje .
Peshqit
Pushimet e Krishtlindjes do të jenë një periudhë intensive për të lindurit në shenjën e Peshqve, por edhe nata e Vitit të Ri nuk është shaka. Do të jetë e vështirë të shkëputeni nga puna dhe do t’ju duhet të nxitoni për t’i kënaqur të gjithë. Familja do t’ju kërkojë të kaloni më shumë kohë me ta, por këto kohë do të jeni shumë të ngarkuar. Muajt e mëparshëm kanë qenë shumë të ngarkuar dhe do të ndiheni pak të lodhur. Ju jeni një shenjë e ngadaltë dhe mendoheni shumë para se të veproni, prandaj ju duhet më shumë kohë se të tjerët për të bërë gjërat. Në shtëpi do të jeni të zënë me gatimin dhe nuk do t’ju mungojë kreativiteti. Nata e ndërrimit të viteve do të jetë intensive, por ata që do t’i kalojnë pushimet larg shtëpisë nuk duhet ta ekzagjerojnë me dollitë.
Do të merrni disa telefonata nga të afërmit dhe miqtë e vjetër. Në mbrëmje do të kënaqeni duke parë një film të bukur në televizor, duke shijuar atmosferën tipike të kësaj periudhe. Pushimet do të përfundojnë së shpejti dhe do t’ju duhet t’i ktheheni përditshmërisë suaj. Probleme me paratë.