Dashi
Do ta filloni javën me energji të reja, por aty nga dita e mërkurë do ta kuptoni se duhet ta ulni disi vrullin. Nuk do t’ju mungojnë vullneti dhe dëshira për të vepruar dhe më datë 22 dhe 23 do të keni të reja pozitive. Situata në aspektin sentimental nuk do të jetë fort e mirë, aq sa puna mund të arrijë gjer në zënkë. Për fat, këtë javë Mërkurin do ta keni në shenjë. Përfitoni që gjatë këtyre ditëve të mbyllni një çështje të rëndësishme për ju.
Demi
Kjo do të jetë një javë përgjithësisht e mbarë, megjithëse ndonjëri prej jush mund të ndihet nën presion. Në aspektin profesional pritet të ketë zhvillime interesante dhe duket se edhe gjendja ekonomike do të përmirësohet. Të martën dhe të mërkurën mund t’ju bëjnë ndonjë surprizë të këndshme, ndërsa në fundjavë do të kaloni ditë të bukura në çift.
Binjakët
Këshillohet që gjatë këtyre ditëve të tregoheni të duruar. Nuk do të mund të arrini rezultatet që dëshironi në aspektin profesional dhe përpjekjet tuaja nuk do jenë të frytshme. Edhe Venusi nuk ju favorizon, prandaj jepini hov fantazisë për të dalë nga monotonia e përditshme. Të enjten dhe të premten Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe situata do të përmirësohet.
Gaforrja
Si Venusi edhe Mërkuri do të jenë të kthyer nga shenja juaj. Më në fund do të çliroheni nga ngërçi që kishte zënë lidhjen tuaj. Nëse do të dini të tregoheni të duruar, lidhja me partnerin do të forcohet edhe më shumë. Tashmë e keni të qartë se për të bërë përpara në karrierë, nuk duhet t’ju mungojë as përqendrimi, as iniciativa. Dita më e mbarë e javës do të jetë pa dyshim e diela.
Luani
Keni kaluar ditë të vështira, por tashmë e keni hedhur të keqen pas krahëve. Andej nga mesi i javës mund të hasni ndonjë pengesë, por me siguri që do të jeni në gjendje t’ia dilni mbanë. Do të keni polemika për sa i përket aspektit profesional dhe do të ndiheni të detyruar të tregoni vlerat tuaja, edhe pse kjo gjë ju nervozon. Për fat, aty nga e premtja, gjendja do të qetësohet dhe do të keni vëmendjen e të dashurit.
Virgjëresha
Venusi dhe Mërkuri janë vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, për rrjedhojë kjo nuk do të jetë një javë e lehtë. Do të keni mosmarrëveshje me kolegët dhe eprorët, sidomos më datë 20 dhe 21 shkurt. Do të mendoni edhe që të jepni dorëheqjen, por konsiderojeni këtë periudhë si një sfidë që duhet ta kaloni. Do të ndiheni nervozë edhe për sa i përket lidhjes me partnerin, nuk do të mungojnë as zënkat.
Peshorja
Java mund të mos nisë fort e mbarë, mbase do t’ju duhet të kaloni disa pengesa. Për fat, situata do të përmirësohet aty nga dita e mërkurë dhe e enjte. Nëse keni ndonjë projekt në kokë, ky është momenti i duhur për ta konkretizuar. Në aspektin sentimental gjendja parashikohet të jetë e qetë. Aty nga fundjava do të përjetoni emocione të forta dhe të bukura në çift.
Akrepi
Duket se gjithçka do t’ju ecë mbarë këtë javë. Nëse do të arrini të jeni të përqendruar në objektivat tuaja, do t’ia dilni mbanë patjetër. Bëni kujdes më datë 21 shkurt, sepse mund të hasni ndonjë pengesë. Do të keni fat në dashuri dhe do të ndiheni të kënaqur dhe të sigurt në lidhjen me partnerin, por për shkak të ndonjë problemi që mund t’ju dalë nga mesi i javës, është e këshillueshme që të tregoheni të sinqertë me të.
Shigjetari
Në fillim të javës do të hasni ndonjë vështirësi, por për fat do të arrini ta kaloni pa asnjë problem. E rëndësishme është që të mos përzieni çështjet profesionale me ato personale, sepse mund të bëhen shkas për zënka dhe t’u kushtohet më shumë rëndësi nga ç’e meritojnë. Përpiquni të bëni maksimumin dhe do të ndiheni të shpërblyer. Në fundjavë situata do të përmirësohet së tepërmi.
Bricjapi
Nuk do të jeni shumë energjikë në fillim të javës dhe do të duhet të kalojë pak kohë sa të merrni veten. Në këto momente jeni shumë të përqendruar te puna, por është lidhja dashurore ajo që ju jep kënaqësinë e vërtetë. Ditën e premte Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe do të sjellë ndryshim të situatave. Fundjava do të kalojë bukur në shoqërinë e partnerit.
Ujori
Java do të jetë përgjithësisht e mbarë, sepse do të keni mbështetjen e yjeve dhe do të ndiheni mirë shpirtërisht. Përqendrohuni në çështjet e punës, por mos lini pas dore edhe mirëqenien tuaj fizike. E hëna dhe e premtja do të jenë ditët më me fat të javës. Do të keni edhe ditë të vështira dhe nëse jeni në kërkim të emocioneve do t’ju duhet të prisni edhe pak.
Peshqit
Shenja më me fat e zodiakut për këtë javë do të jetë pikërisht ajo e Peshqve. Shumë nga dëshirat tuaja do të realizohen dhe do të merrni kënaqësi në aspektin profesional. Nëse do t’ju propozohet ndonjë projekt i ri, mos e refuzoni, por kini kurajën që të rrezikoni. Lidhja dashurore do të ripërtërihet dhe do të përjetoni pasionin e dikurshëm. Në fundjavë ju pret një surprizë e bukur.