Një Hënë e re në Luan dhe Mërkuri në prapavijë për pak ditë. Çfarë parashikon horoskopi për këtë javë?
Dashi
Hëna e re e së mërkurës në Luan ju kujton se keni ende një punë në progres. Përpara se Mërkuri të shkojë në prapavijë javën e ardhshme, mund të rishikoni rutinat dhe programin tuaj për t’u siguruar që asgjë nuk ka të meta.
Demi
Hëna e re e së mërkurës në Luan mund të vendosë theksin te qëllimet tuaja në lidhje me sigurinë e shtëpisë, familjes si edhe emocionet e fuqishme. Nëse keni menduar të zhvendosni dhe/ose të ndryshoni marrëdhëniet me familjen, kjo është koha e duhur. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, përpiquni të minimizoni gjërat në mjedisin tuaj që krijojnë pasiguri.
Binjakët
Hëna e re e së mërkurës në Luan vendos theksin te qëllimet tuaja dhe se si mund të shfrytëzoni dhuntitë e komunikimit, zgjidhjes së problemeve dhe dëgjimit për të gjetur fitore dhe mundësi të reja. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, jepini përparësi kujdesit për veten dhe mirëqenies emocionale.
Gaforrja
Hëna e re e së mërkurës në Luan vendos theksin te qëllimet tuaja dhe se si mund të keni siguri përmes integritetit dhe të shpenzoni para në përputhje me vlerat tuaja. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, do të konsideroni se si mund të forconi praktikat tuaja të ndërgjegjes (mindfulness), gjuhës dhe dëgjimit për sukses.
Luani
Hëna e re e së mërkurës në Luan është momenti juaj. Tregojini universit se kush doni të bëheni. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, merruni me sigurinë financiare. Jini të vëmendshëm në lidhje me buxhetin, kursimin dhe shpenzimet me përgjegjësi!
Virgjëresha
Hëna e re e së mërkurës në Luan ju ndihmon të gjeni guximin për të hequr dorë nga modelet, sjelljet dhe madje edhe njerëzit që ju bëjnë të ndiheni të pafuqishëm. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, do të doni të dini se po ju ofrohet mundësia për të filluar përsëri në një mënyrë të fuqishme. Bëhuni gati!
Peshorja
Hëna e re e së mërkurës në Luan përforcon se sa të dashur jeni brenda miqësive tuaja dhe komunitetit më të gjerë. Kjo Hënë e re do t’ju shpërblejë. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, mund të keni nevojë të rishikoni se nga çfarë keni nevojë të largoni veten dhe si mund të merrni një qëndrim aktiv, jo pasiv për ta siguruar atë.
Akrepi
Hëna e re e së mërkurës në Luan ju ndihmon të gjeni guximin për t’u marrë profesionalisht me gjëra të mëdha. Mendoni: Rolet e lidershipit, vetëpunësimi dhe mënyra të tjera të guximshme. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, mund të doni të kaloni më shumë kohë me miqtë.
Shigjetari
Hëna e re e së mërkurës në Luan po ju çon në një aventurë dhe vendos theksin te qëllimet tuaja dhe se si dëshironi të eksploroni vende reja që i shërbejnë epshit dhe kurioziteteve tuaja. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, merruni me punët që keni lënë pas dore, në mënyrë që të shmangni mbingarkesën e tepërt.
Bricjapi
Hëna e re e së mërkurës në Luan vendos theksin te synimet tuaja për seksualitetin, zgjimin, transformimin dhe erotizmin. Të gjitha gjërat e nxehta! Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, identifikoni gjithçka që keni mësuar që duhet të zbatohet në jetën tuaj për suksesin e dëshiruar.
Ujori
Hëna e re e së mërkurës në Luan vendos theksin te qëllimet tuaja dhe se si mund të normalizoni të kundërtat. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, rishikoni marrëdhënien me intimitetin dhe si të ndani informacione më thelbësore për veten njerëzit që keni besim.
Peshqit
Hëna e re e së mërkurës në Luan vendos theksin te qëllimet tuaja dhe se si mund të arrini një mirëqenie përmes qëllimeve, fitoreve dhe zakoneve të vogla. Përpara se të fillojë prapavija e Mërkurit javën e ardhshme, merrni parasysh se nga cilat marrëdhënie doni të shëroheni dhe si mund ta bëni këtë.