Të paktën 120 vetë humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën në një situatë kaotike kur një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Halloweenit të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar i zjarrfikësve.
Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Hallouinit, tha Choi Sung-beom, kreu i Stacionit të Zjarrfikësve në Yongsan.
Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.
“Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur,” tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.
Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj.
Presidenti Yon Suk-yeol kryesoi një takim urgjent me zyrtarë të lartë dhe urdhëroi ekipet mjekësore të urgjencës të shkojnë në atë zonë, tha zyra e tij.
Autoritetet thanë se po hetonin shkakun e saktë të incidentit.