Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, kanë paralajmëruar se hotelet e kryeqytetit mund të shndërrohen në spitale për pacientët me COVID-19.
Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, në një intervistë për media ka thënë se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovës do të vazhdojë të rritet ditëve në vazhdim, duke shtuar se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal duhet të bëjnë përzgjedhjen e hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të shtroheshin personat e infektuar.
Nga shoqata e hoteliereve të Kosovë “Pro In”, kanë thënë për “Zërin” se deri tani nuk janë kontaktuar nga ndonjë institucion për idenë që bizneset e tyre të kthen në spitale.
Visar Demolli nga kjo shoqatë ka thënë se ka vullnet pozitiv që të bashkëpunojnë me institucionet për këtë ide.
“Për momentin ende nuk kemi kontakt nga institucionet, kjo është vetëm si ide. Ka vullnet pozitiv për të bashkëpunuar”, ka thënë Demolli për Zeri.info.