Të tjera zbulime publikohen, që provojnë se inaugurimi i hotelit Trump në Uashington dhe ecuria e tij, nuk ka qenë një aventurë e suksesshme, së paku jo ashtu siç pretendon ish-presidenti. Sipas Komitetit Mbikëqyrës të Shtëpisë së Bardhë, “Trump International Hotel” ka fituar më shumë se 156 milionë dollarë, të ardhura, nga inaugurimi i tij në 2016 deri vitin e shkuar. Por sot komiteti zbulon të dokumente të reja, sipas së cilit, hoteli ka regjistruar humbje neto prej më shumë se 70 milionë dollarësh, përgjatë kësaj periudhë.
Gazetari: “Si i humbën kaq shumë para?”
Zach Everson, revista Forbes: “Matematika asnjëherë nuk bën sens. Mendoj se problemi është se ata nuk mbushnin dot as dhomat. Pavarësisht faktit se fansat e mbështetësit e Trump mbushnin baret, ndërsa grupe të tjera mbushnin dhomat e banketit, askush nuk dukej se shpenzonte aq sa duhej”.
Më herët këtë vit, gjatë qëndrimit për një fundjavë, një punonjës i CNN, që realizoi videon dhe disa fotografi, vërejti se jo shumë klientë qëndronin në hotel. Korridore elegante, por bosh. Ashensorët ngjiteshin e zbrisnin bosh, me njerëz shumë pak herë, duke treguar që nuk kishte aspak trafik lart e poshtë. Sipas dokumenteve të publikuara nga Komiteti Mbikëqyrës, gjatë periudhës 4-vjeçare të hetimit, organizata Trump e ka furnizuar hotelin me shumën e 24 milionë dollarëve, nga portofolë të tjerë të kompanive Trump, për të ndihmuar hotelin në D.C. dhe jo vetëm kaq.
Komiteti thotë se analiza e tij mbi dokumentet financiare tregojnë se Hoteli Trump ka siguruar thuajse 3.7 milionë dollarë vetëm nga qeveritë e huaja. Të cilat, sipas komitetit, rrisin edhe më tej shqetësimet nëse Trump ka shkelur në këtë mënyrë Kushtetutën, që ndalojnë drejtuesit e lartë shtetërorë të marrin dhurata, pagesa apo çdo gjë tjetër me vlerë nga zyrtarë të huaj.
Norm Eisenish, këshilltar i etikës në Shtëpinë e Bardhë: “Kjo ngre pikëpyetje nëse marrëveshjet e Trump me këto qeveri të huaja janë motivuar nga interesat e Shteteve të Bashkuara apo nga interesat e tij personale financiare”.
Komiteti thotë po ashtu se dokumentet tregojnë që Trump përgjatë 4 viteve ka marrë trajtim preferencial nga Deutche Bank, në shumën e 170 milionë dollarëve, në formën e një huaje për ndërtimin e hotelit. Vetëm pak përpara se Donald Trump të zgjidhej president, “Trump International Hotel” u inaugurua, bukur dhe zhurmshëm, cilësuar si kurora e perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.
“Me një pozicionim në rrugën 1600 Pensilvani, kjo është prona më e lakmuar e pasurive të paluajtshme në Uashington D.C. Është pozicioni më i mirë”, deklaroi në atë kohë Donald Trump.
Ishte hotel luksoz, me suita luksoze, me SPA me kripë himalajesh. Zyrtarë të huaj, elita e biznesit, miliarderë botërorë që shijonin luksin por edhe shoqërinë e Trump.
Shawn Matijevich, ish-kuzhinieri ekzekutiv i Trump Hotel: “Ishin të shumtë çdo ditë, kishte mbingarkesë. Nuk e di sesa VIP-a dhe anëtarë të qeverisë sonë, që bënin lajm çdo ditë në ekranet tona, bëheshin bashkë çdo ditë, në të njëjtin vend”.
Një burim i tha CNN se Organizata Trump po përpiqet ta japë Hotelin me qira, së paku për një vit.
Trump i ka quajtur hetimet për hotelin dhe financat e tij, nga demokratët dhe prokurorët e Nju Jorkut, si të motivuara politikisht.