Aktualitet Hoxha: Disa pika exchange në Shqipëri, pastrojnë paratë e drogës

Hoxha: Disa pika exchange në Shqipëri, pastrojnë paratë e drogës

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha tek emisioni “Të Paekspozuarit” se lekët e drogës pastrohen nga disa pika exchange në Shqipëri.

“Një pjesë e parave kthehen në shqipëri nga droga. Shumë janë investuar në ndërtim, hoteleri, lavazhe.

Pra, kanë investuar në ato vende. Ka një qytetet në Shqipëri që ka më shumë pika exchange për frymë se çdo qytet tjetër, dhe është Burreli. Këto shërbejnë për të pastruar paratë në Shqipëri, dhe kanë komision.

Pjesa tjetër hynë nga Turqia, andej vijnë shumë transferta ku janë alarmuar edhe agjencitë italiane” – ishte denoncimi i gazetarit investigativ.