Aktualitet Hoxha: Ngjarja e Shkodrës të zbardhet sa më shpejt, autorët të shkojnë...

Hoxha: Ngjarja e Shkodrës të zbardhet sa më shpejt, autorët të shkojnë prapa hekurave

Ministri Ervin Hoxha ka prezantuar sot drejtuesit e rinj të policisë në qarqeve, të cilëve ju ka dhënë edhe porositë e para. Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha ka kërkuar që drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit duhet të kenë reagim të shpejtë ndaj ngjarjeve kriminale, qofshin këto të mëdha apo të vogla. Ministri Hoxha shtoi se masakra e Shkodrës me 4 viktima duhet të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të vendosen para drejtësisë.

Ministri Ervin Hoxha: Drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit do të sigurojnë praninë e strukturave të rendit në çdo cep të Shqipërisë, forcimin dhe lidhjen me qytetarët dhe me komunitetet dhe reagim të shpejtë ndaj ngjarjeve kriminale, të mëdha dhe të vogla. Ngjarja e Shkodrës duhet të zbardhet plotësisht dhe autorët duhet të shkojnë prapa hekurave sa më shpejt. Rënia e numrit të vrasjeve vit pas viti duhet të vazhdojnë drejt normalitetit mesatar të policive europiane.

Më tej, Hoxha tha se duhet të marrin fund shqetësimet e qytetarëve që ngacmohen nga punonjës policie të papërgjegjshëm për riparimin e avllisë apo të shkallëve.

Ministri Ervin Hoxha: Asgjë nuk na pengon të shkëlqejmë në këtë drejtim, por edhe çdo ngjarje e vogël që cënon sigurinë e pronës apo familjeve duhet të marrë vëmendjen e duhur nga Policia. Duhet të marrin fund shqetësimet e qytetarëve në fshat që ngacmohen nga punonjës policie të papërgjegjshëm për riparimin e një palë shkallëve apo një avllie, ndërkohë që Policia e Shtetit ka mision tjetër dhe duhet të përqendrohet në rastet e abuzimeve të pajustifikueshme. Modernizimi i shërbimeve policore kërkon një hov të mëtejshëm. Policia duhet të jetë me inteligjencë digjitale dhe është e papranueshme që të mos shpenzohen fonde të veçanta për këtë ambicie madhore.

Hoxha tha se ekipi i ri dhe gjenerata e re e drejtuesve të policisë do të vazhdojë më tej edhe për të zgjedhur shefat e rinj të komisariateve në vend.

Ministri Ervin Hoxha: Drejtoria duhet t’i kushtojë një vëmendje të veçantë projekte që na ndihmon për të goditur kriminalitetin. Kërkon jo vetëm përballje frontale me çdo fenomen, por edhe element për vetëpastrim në Policinë e Shtetit. Bashkëpunimi i Policisë me Prokurorinë dhe me Shërbimin Informativ të Shtetit duhet ngritur në nivele shumë më të larta. Këto përzgjedhje që hyjnë sot në fuqi janë më shumë se një emërim dhe rutinë e disa oficerëve në drejtim. Ky ekip i ri, besim tej gjeneratë e re, ky proces konkurrues do të vazhdojë më tej për të vazhduar më tej për të zgjedhur drejtuesit e rinj në 48 komisariateve të policisë.