Provinca e Hunanit, në Kinën Qendrore dhe në kufi me provincën e Hubeit, ka ulur nivelin e alarmit pas shpërthimit të koronavirusit (COVID-19) nga I në II.
Në datën 9 mars, krahina raportoi zero raste të reja me COVID-19 dhe nëntë pacientët e fundit dolën nga spitalet ku mbaheshin.
Më 23 janar, Hunani aktivizoi nivelin më të lartë të urgjencës së shëndetit publik për të kontrolluar epideminë.
Ndërkohë, Shanghai Tower, ndërtesa më e lartë e Kinës, do të rihapet për vizitorët duke filluar nga nesër.
Dy grataçela të tjera do të fillojnë të mirëpresin turistët duke filluar nga e enjtja, qiellgërvishtësja ”Shangjai Oriental Pearl Tower” dhe ”Shanghai Jinmao Tower”.
Turistët do të duhet të rezervojnë biletat me certifikimin e identitetit të tyre në internet dhe të arrijnë në kohën e caktuar. Vizitorët do të duhet të veshin maska për fytyrën, të matin temperaturën e trupit dhe të tregojnë një bar kod që tregon shëndetin e tyre përpara se të hyni në këto atraksione.