Pas tregtisë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina përplasen edhe në teknologji. Departamentit i Drejtësisë akuzon gjigantin kinez të smartphone-ve, Huawei-n se ka grabitur sekrete nga kompanitë amerikane lidhur me tregtinë. Administrata amerikane beson gjithashtu se kinezët kanë tentuar të pengojë sanksionet ndaj Iranit.
Ndërsa FBI në raportin e fundit shkon edhe më tej, duke thënë se Huawei cënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Gjiganti kinez rrezikon embargon nga kompanitë amerikane të prodhimit të materialeve teknologjikë, që për të janë jetikë për krijimin e pajisjeve. Ndërsa shefja financiare e kompanisë, Meng Uanzhu, është arrestuar në Kanada dhe pritet të ekstradohet në SHBA.
Pekini i mohoi akuzat për grabitje informacionesh dhe tha se Uashingtoni po përpiqet të luftojë bizneset kineze. Sipas ekspertëve, tensionet SHBA-Kinë rrezikojnë të përshkallëzojnë marrëdhëniet delikate dhe krijojnë një klimë të gjatë armiqësie mes dy superfuqive ekonomike.