Kosova Huliganët e Veljko Belivuk dhe Dragan Smigiçin, kush janë personat që dhunuan...

Huliganët e Veljko Belivuk dhe Dragan Smigiçin, kush janë personat që dhunuan KFOR-in

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Dragan Smigiçin, një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi

Mediat raportojnë se Dragan u dërgua nga Vuçiç për të orkestruar dhunën në Kosovë. Në rrjete sociale janë publikuar pamjet kur Dragan shihet duke rrahur ushtarët e NATO-s në Kosovë me shkop policie. Dragani nuk është shtetas i Kosovës.

Dragan Smigiçin

Gjithashtu pjesë e serbëve që dhunuan anëtarët e KFOR-it në veri të Kosovës ishte dhe grupi huliganëve të tifozëve të futbollit të njohur si grupi i Veljko Belivuk.

Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kishin veshur kapele identike që mban dhe famëkeqi Veljko Belivuk, lideri i grupit kriminal që po kryen shërbime për shtetin serb në territorin e Kosovës.

Anëtarët e klanit të tij dhunuan ditën e djeshme forcat italiane të KFOR-it në Zveçan.

Akuza të shumta mbi lidhjet e këtij grupi kriminal me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç  janë artikuluar në një shkrim të veçantë nga revista javore e New York Times.

Veljko Belivuk

Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan në vitin 2021.

“Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikullin e Nju Jork Tajmsit.

“Ai përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç.

Zyrtarisht kundër grupit të Veljko Belivukut rëndojnë akuza për krime të ndryshme përfshirë edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale kriminale. Pas masakrimit, pjesët e trupave të gjymtuar, siç njofton artikulli i New York Times, janë hedhur në një makinë për grirje mishi.