Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një paciente 81-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin Infektiv. E moshuara, sipas ministrisë, ishte bartëse e koronavirusit Sars-Cov2, por nuk kishte simptoma të tij.
“Një 81-vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19. 81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e Sars-Cov2, por pa simptoma”.
Në këtë mënyrë, Ministria e Shëndetësisë, nuk e llogarit të moshuarën në numrin zyrtar të viktimave të koronavirusit në Shqipëri.