Mbrojtësi 31-vjeçar i Greqisë, George Baldock u gjet i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij në Athinë.
Bashkëshortja e lojtarit kishte disa orë që po tentonte të kontaktonte me futbollistin, por nuk ia arriti e kjo solli shqetësim. Më pas bisedoi me pronarin e banesës ku jetonte Baldock, e ishte ky i fundit që gjeti trupin e 31-vjeçarit brenda në pishinë.
Futbollisti ishte transferuar në verë te skuadra e Panathinaikosit. Ai kishte vendosur të niste një kapitull të ri në karrierën e tij pasi luajti për shtatë vite te skuadra e Sheffield United.
Në reagimin në rrjetet sociale, klubi grek shprehu trishtimin dhe tronditjen për humbjen e futbollistit. Mbrojtësi i krahut, nuk ishte grumbulluar nga përfaqësuesja helene për sfidën kundër Anglisë.
Baldock lindi në Angli dhe e nisi karrierën e tij profesionale te MK Dons, ku qëndroi për tetë vite.
Pas disa transferimeve, ku ai veshi fanellat e Tamëorth, Oxford United dhe Northampton, mbrojtësi nisi një kapitull të ri në karrierën e tij në 2017 te Sheffield United në 2017.
Ai bëri më shumë se 200 paraqitje për bardhekuqtë, 83 nga ato në Premier Ligë, ku shënoi dy gola dhe dha 6 asiste, përpara se të pranonte ofertën e bërë nga klubi grek i Panathinaikosit.
Mbrojtësi luajti për kombëtaren greke 12 ndeshje, 4 prej të cilave në këtë sezon. Ai pranoi ftesën për të luajtur me përfaqësuesen helene në Maj të 2022-it, ndërsa debutimin e bëri në sfidën e fituar 1-0 ndaj Irlandës së Veriut.