Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Itali. Mediat italiane e kanë identifikuar si Saimir Gjinika, me origjinë nga Durrësi. Ai u përplas nga një furgon Fiat Punto, teksa ishte duke lëvizur me motoçikletë.
Ngjarja ndodhi ditën e enjte në Teviso kur shqiptari po shkonte për në punë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital 39-vjeçari fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë.
Motoçikleta u nda në dy pjesë nga përplasja. Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes nga policia ka qenë makina ajo që i ka prerë rrugën motoçikletës për të hyrë në parking, ku ka ardhur dhe përplasja me motorin.
Makina drejtohej nga një punonjëse 20-vjeçare e fabrikës De Longhi. Edhe ajo ishte nisur për në punë. Gjinika ishte i martuar dhe babai i një djali të vogël.