Një tjetër mjeke humb betejën me Covid-19.
Pas vdekjes në Itali të neurologut Drini Dobi, ka ndërruar jetë pneumologia, Flutura Hashorva.
Mjekja ka ndërruar jetë në spitalin Covid-2, “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ka punuar si mjeke.
Fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.
Për ndarjen e saj nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u shqua gjithnjë për profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.