Një grua shtatzënë humbi jetën në Spitalin Infektiv nga Covid-19.
Ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë dhe ishte në reanimacion prej dy ditësh.
Mësohet se 33-vjeçarja ishte e pavaksinuar dhe ndodhej prej ditësh në spital në gjendje të rëndë.
Një ditë më parë, edhe Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ajo ishte ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive.
Autoritetet njoftuan dje se në 24 orët e fundit, 17 persona humbën jetën si pasojë e virusit, ndërsa u shënuan 680 raste të reja. Në spitale po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.