Rastet e reja me koronavirus në Shqipëri janë në kuota minimale, vetëm 22 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit.
Por nga Covid ka humbur jetën sot një qytetar 43 vjeç nga Saranda.
Rastet e reja janë në këto bashki: 11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.
Janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.