Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Vlorës. Një fëmijë vetëm 1 vjeç humbi jetën në spital.
Në një njoftim paraprak për mediat, policia e këtij qyteti thotë se i vogli dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e dëmtimeve në qafë që dyshohen aksidentale.
Megjithatë mbeten të paqarta rrethanat e plota të vdekjes së të miturit. Policia thotë se kanë nisur hetimet.
“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Vlorës.