Aktualitet Humb kontrollin e makinës dhe bie në kanal, gjen vdekjen 28-vjeçari në...

Humb kontrollin e makinës dhe bie në kanal, gjen vdekjen 28-vjeçari në Kavajë

Një i ri humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kavajë, si pasojë e një aksidenti me makinë. Policia tha se ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.

Viktima është një 28-vjeçar me iniciale B. Th., i cili dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe doli nga rruga, duke rënë në kanal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.