Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë – Milot, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari me iniciale D.D., i cili ishte dhe drejtuesi i automjetit tip Benz. Ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri me iniciale N.P., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas policisë, drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina doli nga rruga. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.