Jessica Sharman, një britanike humbi kujtesën për shkak të një krize epilepsie. Ajo nuk kishte asnjë ide kush ishin njerëzit e saj të afërt. Ajo e dinte që kishte epilepsi që në moshën 14-vjecare, por kjo nuk kishte ndikuar asnjëherë në jetën e saj. Mjekët i thanë se kujtesa mund ti kthehej brenda 6 muajve ose asnjëherë. Në mars, Jessica pati një krizë të fortë epilepsie në tren, kur po shkonte në punë bashkë me të dashurin e saj.
“Isha e tmerruar. As ia kisha idenë kush ishte ky djalë, madje edhe prindërit e mi nuk më kujtoheshin. Nuk dija emrin tim,” – tha vajza britanike.
Rik, i dashuri i 20-vjeçares duhet ta bindte përsëri atë që të bëhej pjesë e jetës së tij. Ai e nxirrte për shëtitje apo në restorantet e tyre të preferuara dhe i tregonte asaj çdo gjë për të kaluarën.
Jessica e mban mend herën e parë që ra në dashuri me Rik, por e di të dytën.