Aktualitet Humb tragjikisht jetën në aksident një 21-vjeçar në Lezhë

Humb tragjikisht jetën në aksident një 21-vjeçar në Lezhë

Foto ilustruese

Një 21-vjeçar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Lezhë, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë. Sipas policisë makina “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 persona është përplasur me barrierën anësore të rrugës, në rrethana momentalisht të paqarta.

Për pasojë shoferi i makinës, 21-vjeçari Albert Shullani, banues në Shkodër ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri Kristian A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.