Kryesore Humbet jetën një tjetër pacient me Covid-19

Humbet jetën një tjetër pacient me Covid-19

Një pacient 70-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 70-vjeçari i konfirmuar me COVID-19 vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar në spital prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

70-vjeçari është pacienti i tretë që humbet jetën brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar në 56 numrin total të viktimave. Po kështu, 72 persona rezultuan të infektuar me koronavirusin Covid-19.

38 prej të infektuarve janë shëruar, duke e çuar në 1384 numrin e atyre që e kanë tejkaluar koronavirusin. Aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë bën apel që qytetarët të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.