Aktualitet Humbi në mes të natës në Jezercë, shpëtohet turistja franceze

Humbi në mes të natës në Jezercë, shpëtohet turistja franceze

Policia e Tropojë së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor i kanë ardhur në ndihmë një turisteje franceze e cila kishte humbur rrugën teksa eksploronte Majën e Jezercës.

Sapo janë njoftuar pak para mesnate, ekipet kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i ardhur asaj në ndihmë.

Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.