Extra Humbi të atin nga koronavirusi, Viola Spiro ndan fotot prekëse

Humbi të atin nga koronavirusi, Viola Spiro ndan fotot prekëse

Moderatorja e njohur Viola Spiro ka humbur para disa ditësh babain e saj nga koronavirusi. Ai ishte në moshën 63-vjeçare dhe po kurohej në një spital të Turqisë. Për fat të keq i ati nuk arriti ta mposhtë këtë sëmundje dhe ka ndërruar jetë.

Pas humbjes së të atit, Viola ka reaguar përmes një statusi në Instastory ku tregon se është e shkatërruar dhe e tmerruar.

“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur”, ka shkruar moderatorja para disa ditësh.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto dhe kujtime të bukura më të atin.

“Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im…”, ka qenë mbishkrimi i Violës në këto foto.