Politika Humbi vulën e PD-së, Basha prezanton emrin dhe logon e partisë së...

Humbi vulën e PD-së, Basha prezanton emrin dhe logon e partisë së re?

Pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën u vendos për rekurs të vendimit të Gjykatës të Apelit në Gjykatën e Lartë, Lulzim Basha ka prezantuar logon e re të Partisë Demokratike.

Siglës së Partisë Demokratike i është shtuar edhe “Demokratët Euroatlantikë”, me qëllim për të bërë një ndarje “të prerë me thikë” nga pjesa tjetër që mbështesin Sali Berishën “Non Grata”.

Megjithatë, duket se përveç se një logo, mund të jetë edhe emri i partisë së re që Lulzim Basha ka gjasa të krijojë nëse nuk arrin të marrë sërish logon dhe vulën e PD-së, pas rekursit që do t’i bëjë vendimit të Gjykatës së Apelit, i cili ia dorëzoi partinë Sali Berishës.

Basha e bëri të qartë se do marrin pjesë në zgjedhje dhe se opsioni për të krijuar një alternativë të re për shqiptarët.