Një ngjarje e rëndë raportohet në Berat.
Dy binjakë vetëm 5 muajsh kanë humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Spitali rajonal tha se të miturit janë dërguar në urgjencë të pajetë nga nëna e tyre dhe familjarët.
Sipas mjekëve të këtij spitali, fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit, ndërsa mjekësia ligjore dhe policia do të hetojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes.