Hygerta Sako prej vitesh moderon shumë suksesshëm emisionet sportive, dhe së fundmi shkëlqeu në moderimin e emisionit sportiv organizuar me rastin e kampionatit botëror 2018.
Edhe pse ka mbi supe shumë vite karrierë si moderatore nuk po i hiqet nofka ‘Miss” të cilën e ka fituar 24 vite më parë.
Ja çfarë tha mbrëmë ajo e ftuar në “Late night show’ të Kastro Zizos në Ora News
Hygerta Sako: Kam 24 vjet nuk po e heq dot këtë nofkë. Të më thonë gazetare, moderatore, vajzë e zgjuar. Kur thonë miss-i, sikur më fyejnë inteligjencën.
E lidh Miss-in me një vajzë boshe?
Është kjo ideja që gocat e bukura duhet të jenë budallaqe. Unë them që ka vajza shumë të bukura e të zgjuara, të cilat i kanë të gjitha cilësitë.