Masat e reja kundër Covid të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve kanë hyrë në fuqi. Nga sot të gjithë ata që do të hyjnë të territorin shqiptar do t’i nënshtrohen kontrolleve në kufi dhe do t’u kërkohet dëshmi për test kundër Covid-19 apo vaksina.
Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë deklaroi se nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Ndërkohë për sa u për qytetarëve shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e lartpërmendura, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Po ashtu prej datës 1 Shtator është zgjatur dhe ora policore pasi tashmë izolimi fillon që nga ora 23:00 deri në 06:00.