Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Parlamenti, që kriminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar.
Nga 10, 7 vepra të reja penale kanë të bëjnë me thyerjen e karantinës, teksa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet nga 5 deri në 8 vjet burg kur sjellë pasoja të rënda.
Shkelja e udhëzimeve në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Thyerja e karantinës dënohet me burg deri në tre vjet.
Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore.
Ndërkohë, deri në 3 vjet burg do të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime. Kur kjo vepër përsëritet dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg.