Në Shqipëri ka mbërritur grupi i parë i ukrainasve që i ikën konfliktit me Rusinë në vendin e tyre.
Sipas ABC News, ata kanë hyrë nga kufiri me Maqedoninë e Veriut në pikën e kalimit të Qafë Thanës.
Bëhet fjalë për rreth 20 shtetas ukrainas, që kanë hyrë në vendin tonë në tre ditët e fundit.
Duke cituar burime nga policia kufitare, ABC thotë se asnjëri prej ukrainasve nuk ka kërkuar ndihmë për strehim, apo ndihmë humanitare dhe mendohet se ata janë pronarë apartamentesh në bregdetin shqiptar.
Ndërkohë, një çift ukrainas thuhet se është vendosur në qytetin e Pogradecit, ku kanë kërkuar që të hapin llogari bankare, por janë refuzuar nga bankat e nivelit të dytë për shkak se nuk janë të pajisur me leje qëndrimi në vendin tonë.