Tentativa për të grabitur një banesë në lagjen s’Arenal të Palmas, nuk i ka shkuar siç e kishte parashikuar një hajduti nga Shqipëria.
Policia vendore e gjeti 36-vjeçarin teksa po tentonte të ikte nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur, në një rampë hyrëse për në garazh, me të dyja këmbët e thyera.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës, kur policia mori një telefonatë nga një qytetar që denonconte një tentativë grabitje në shtëpinë e tij.
Fqinji në banesën përballë asaj që shqiptari do grabiste ka rrëfyer se kur ka qenë në dhomën e gjumit ka dëgjuar një zhurmë në ballkonin e dhomës dhe ka parë ndaj një individi që po ngrinte blindat e dritares me qëllim që të hynte.
Në atë moment dhe duke u ndjerë i kapur mat, grabitësi ka tentuar të zbresë nga ballkoni për të shpëtuar, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rampën e garazhit.
Më pas ai u ngrit për t’u ngjitur në murin që kufizon parcelën, por nuk mundi për shkak se të dy kyçet e këmbës i ishin thyer. Pasi e arrestuan si të dyshuar për grabitje me forcë agjentët spanjollë kërkuan ndihmën e një ambulance për ta dërguar shqiptarin në spitalin Son Espases.