Aktualitet Hyri në sherr për të ndihmuar shokun, detaje nga vrasja e 27-vjeçarit...

Hyri në sherr për të ndihmuar shokun, detaje nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Londër

Lumturi Zeqja, 27-vjeç, u vra në Londër sepse hyri për të ndihmuar një shok në një sherr. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje. Sipas asaj që shkruajnë mediat, miqtë e 27-vjeçarit janë filmuar duke i kërkuar dëshpërimisht që të qëndrojë gjallë ndërkohë që mjekët i jepnin ndihmën e parë. Gjithçka ndodhi jashtë një ambientit të një lokali në Londër.

Sipas asaj që kanë mësuar mediat britanike, i riu shqiptar ndodhej në një restorant, kur rreth orës 23:00 një prej miqve të tij është përfshirë në një sherr të madh. Zeqja ka ndërhyrë për ta ndihmuar shokun e tij duke parë që ishte në telashe.

Por nga ai sherr, 27-vjeçari do të humbte jetën. Kur në vendin e ngjarjes shkuan mjekët dhe pavarësisht përpjekjeve të tij, Zeqja kishte ndërruar jetë. Ndërkohë shoku i tij 20 vjeç u dërgua në spital me disa dëmtime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për të zbuluar se çfarë ndodhi dhe deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. Mbi trupin e viktimës pritet që të kryhet një autopsi e cila do të hedhë dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

Kushëriri i viktimës, Violeti, ka treguar për Evening Standard se Zeqja kishte vite që jetonte në Londër. “Jetonte në Londër për 13 vite. Ishte shumë punëtor. U fut në sherr për të ndarë shokun e tij, dhe e vranë. Ishte guximtar. Ai vrasës ia mori jetën në lule të rinisë”, u shpreh Zeqja.

Hetuesit kanë thënë se vijon puna për të zbuluar autorët dhe për të sjellë drejtësi për viktimën dhe familjen e tij.