Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike janë instaluar kamera që filmojnë pjesën e përparme të selisë dhe oborrin e saj.
Veprimi vjen një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komiteti i Përkohshëm i Rithemelimit hynë me forcë një nga sallat e selisë për të zhvilluar mbledhjen e radhës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi një ditë më parë rastin e një mbështetësi të Sali Berishës, Fation Dautaj, i cili hapi me forcë një nga sallat e konferencave.
Për këtë person, Basha tha se “është i skeduar dhe është një figurë publike e krimit të organizuar në Britaninë e Madhe.”
“Berisha është i dëshpëruar që fut një narko-trafikant për të thyer dyert e PD-së”, shtoi Basha.