Sport Hysaj, elozhe Bajramit: Ka cilësi, do të na ndihmojë shumë

Hysaj, elozhe Bajramit: Ka cilësi, do të na ndihmojë shumë

“Të fillojmë me këmbën e mbarë, ndeshjet e para janë më të rëndësishme”, thotë Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare që doli sot para mediave dhe kërkon që Shqipëria ta nisë me fitore kundër Andorrës.

“Të jemi kompaktë si në ndeshjet e fundit në Nations League. Duhet ta nisim mbarë me Andorrën. Kemi shumë lojtarë me minutazh të madh dhe formë të mirë. Jemi një grup fantastik, lojtarë si Bajrami mund të na japin një dorë më shumë.”

Vlerësimi për Bajramin: “Kemi folur sepse kam luajtur kundër tij, është lojtar shumë i mirë. Është në një skuadër ku ka mundësi të ecë përpara. Kualitetet i ka, presion nuk do të ketë, është qytet i vogël dhe i qetë, thjesht duhet të tregojë vlerat”

Edicioni i ri: “Nuk ka ndryshime, jemi i njëjti grup, pak a shumë. Treguam që po luanim futboll të mirë, na eci mbarë. Duhet të kemi pak nga fryma e kaluar dhe pak nga e reja me Bajramin dhe të tjerët.

Përshtatja: “Jemi adaptuar dhe kemi marrë vesh si duhet të lëviznim në fushë. Në fillim ishte rrëmujë dhe nuk po kuptonim lëvizjet. Nuk ka kohë skuadra të stërvitet 100 për qind. Duhet të kemi besim te trajneri dhe ai te ne. E kemi kuptuar skemën dhe jemi duke ecur mirë.

Përballja me Andorrën: “Është më mirë kur e njeh një kundërshtar. Janë lojtarë që dinë të luajnë futboll. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta bëjmë ndeshjen e lehtë për të mos pasur probleme.”