Elseid Hysaj duket gjithmonë e më larg Napolit. Futbollisti i kombëtares sonë nuk po luan mjaftueshëm me mbërritjen e Ançelotit dhe kërkon një skuadër ku të aktivizohet. Sipas asaj që raporton “Il Messaggiero” është Igli Tare “shpëtimi” i mbrojtësit të djathtë.
Drejtori i Lacios po mendon që ta sjellë në kryeqytet bashkëkombësin e tij. Ai e ka ndjekur ecurinë e Hysajt që në fillimet e karriës te Empoli.
Inzagi do të donte një mbrojtës të sigurt në prapavijë, ku e ka të vështirë ta ruajë portën të paprekur.
Operacioni mund të shkojë 20 milionë euro, që është një shifër shumë e lartë për Lacion, megjithatë Tare mund të gjejë një marrëveshje tjetër.