Kryesore Hysaj mesazh për tifozët: Më bëtë të ndihem krenar që jam shqiptar,...

Hysaj mesazh për tifozët: Më bëtë të ndihem krenar që jam shqiptar, do ju dua deri në fund

Elseid Hysaj, ishte një nga futbollistët më të kritikuar pas ndeshjes me Italinë.

Ulja e kokës, në golin e dytë me Italinë e vuri atë në qendër të vëmendjes, që e detyroi atë të mbyllte edhe rrjetet sociale.

Por në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, ku kombëtarja ia doli të merrte 1 pikë, Hysaj shkoi te tifozët, të cilët nuk i kursyen në duartrokitje.

Hysaj falenderoi tifozët për mbështetjen pas linçimit publik që iu bë pas ndeshjes ndaj Italisë. Ai tha se kur del në fushë me fanellën kuqezi lufton për të dhënë maksimumin.

“Pas gjithë asaj që ka ndodhur duhej që të reagoj në fushë, të tregoj veten time sepse me të vërtetë këtu po merremi sikur kemi 10 vjet që kemi ardhur me kalu kohën, por në të vërtetë unë vij këtu për të dhënë maksimumin. Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë sot. Më kanë bërë të ndihëm krenar që jam shqiptar dhe do vazhdoj t’ju dua deri në fund”, tha Hysaj.

Hysaj tha se Shqipëria mund ta kishte fituar ndeshjen, megjithatë duhet t’i gëzohemi edhe këtij barazimi.

“Ndeshja sot tregoi që mund ta kishim fituar ndeshjen ne, por në fund të fundit dhe barazimi nuk është keq”, tha ai.

Tashmë sytë nga Spanja për të cilën Hysaj shprehet kështu: Me Spanjën ta provojmë të paktën, mos ikim nga këto ndeshje me ndonjë frikë, të japim 100% dhe të shohim çdo ndodhë.

Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të Grupit B të vlefshme për Euro 2024.