E ardhmja e Elseid Hysajt gjatë gjithë këtyre javëve ka qenë në një udhëkryq. Mbrojtësi shqiptar do të largohet nga Napoli këtë verë dhe skuadra e tij e re, pritet të jetë Roma.
Siç raporton prestigjiozja italiane “Gazzeta Dello Sport”, Hysaj është gjithnjë e më pranë Romës. Verdhekuqtë janë në tratativa dhe në komunikim të vazhdueshëm me klubin napolitan dhe duan një ulje çmimi për kartonin e shqiptarit.
Presidenti i Napolit, De Laurentis është i predispozuar të bëjë një ulje, pasi skuadrat që e kanë kërkuar Hysajn, tashmë e kanë gjetur zgjidhjen. Gjithashtu marrëdhëniet e klubeve janë të mira, pas operacionit me Manolas dhe klubi do i bëjë ulje kartonit prej 20 milionë eurosh të shqiptarit.
Tashmë priten me interes zhvillimet mes palëve dhe një akord i mundshëm, që Hysaj të largohet nga Napoli, ku nuk është më zgjidhja e parë e Ançelotit.